• |
ide | kryesore

Punësimet partiake, Rama nxjerr ministren e Drejtësisë për të hedhur poshtë investigimin e Zërit të Amerikës

Lajme, Të fundit



Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj hedh poshtë lajmin e publikuar nga Zëri i Amerikës mbi rekrutimin e punonjësve në administratën e burgjeve, duke theksuar se procesi ka qenë dhe mbetet procesi më meritokratik i zhvilluar ndonjëherë në sistemin penitenciar në vend.

Sipas saj, testimi dhe trajnimi i punonjësve të rinj është kryer në bashkëpunim të ngushtë me Akademinë e Sigurisë.

“Çdo shtetas shqiptar i interesuar i cili plotësonte kërkesat e parashikuara në ligj dhe në aktet nënligjore për rekrutimin në policinë e burgjeve ka patur mundësinë dhe kohën reale për të aplikuar, e thënë kjo edhe në përgënjeshtrim të çdo deklarate të bërë nga selitë e PD-së dhe LSI-së, ditën e djeshme, ku pretendohej se listat e aplikantëve janë listat e partisë. Për fat të mirë tonin dhe për fat të keq të atyre që kanë bërë deklarata të tilla dje, interesimi i qytetarëve shqiptarë ka qenë i lartë dhe këtë e vërteton numri i lartë i atyre, të cilët kanë aplikuar dhe që kanë shprehur interesin për të marrë pjesë në këtë konkurs dhe që janë në total 1385 aplikantë.

Gjithsej në testim u paraqitën 900 aplikantë, dhe u shpallën fitues 336 konkurrentë, prej të cilëve 267 të rekrutuar për herë të parë në sistem dhe 69 të rekrutuar nga radhët e ish-ushtarakëve, punonjësve të Policisë së Shtetit apo punonjësve të Policisë së Burgjeve, të cilët ishin një vlerë e shtuar dhe kishin pikë plus nëse do të kishin një eksperiencë të mëparshme, të cilën do ta kishin kryer në Policinë e Shtetit, në ushtri apo në Policinë e Burgjeve”, tha ministrja Gjonaj.

Gjonaj thotë se reforma e thellë në sistemin e burgjeve po jep rezultatet e veta, veçanërisht në forcimin e sigurisë së brendshme.



5 Comments

  1. PRANDAJ I ZGJEDH CURRI KETO. SE S’KANE TURP TA BEJNE TE ZEZEN TE BARDHE. PO PSE ME JURISTE NUK ISHIN DEPUTETET QE E PRANUAN SE KISHIN NDERHYRE ?

  2. Normale do dale kjo qe ja merr ne goje agacit se kjo ska fytyre ndonje dite mund te pergenjeshtroje dhe Papen per ti bere qejfin shefit. Nje ministre qe ne CV e saj ka…sekretare e fatmirit.

  3. para partia rilindase socialisto-liberale e demokracise se vdekur thotë:

    Kete e mori Edi dhe shoku tij, straight from tregu peshkut. Ka karpacitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *