• |
ide | kryesore

Rebelët e Flamurtarit janë katër: çështja në FIFA, por klubi e mohon

Sport



Futbollistët e Flamurtarit mund të jenë në pritje të sinjaleve pozitive nga klubi, për çështjen e pagave, por nëse të tjerët e kanë mbajtur gojën mbyllur Tomislav Bushic, Mohamedin Useini e Goran Siljanovski deklarohen se janë tashmë nga lojtarët, të cilët e kanë dërguar çështjen e pagesave tek Flamurtari në FIFA, edhe pse në klub konfirmojnë se aktualisht nuk ka një letër të tillë nga lojtarët në fjalë, të paktën në dijeni të klubit vlonjat.

Situata kaotike tek kuqezinjtë, e ndërlikuar më keq me presingun e ushtruar një ditë më parë nga administratori i klubit Sinan Idrizi, ka përcarë ambjentin, por mbi të gjitha dhomat e zhveshjes. Tani rebelët janë bërë katër, sepse në të njëjtën frekuencë, e ndoshta pak më fort, është edhe Danilo Alvesh, i cili nuk është rikthyer nga Brazili dhe madje nuk do ta bëjë dicka të tillë, deri në momentin kur në llogarinë e tij të kalojnë pagat që i detyrohet Flamurtari. Kundër tij, klubi ka paralajmëruar gjobë për cdo ditë vonesë, por kjo nuk e ka impenjuar sulmuesin të presë biletën e kthimit.

E ndërsa situata vijon të mbetet kaotike, stërvitja tek Flamutari vijon ende. Të paktën mund të thuhet normale, por edhe në pritje se cfarë do të ndodh me pagesat e lojtarëve, kur këta të fundit kërkojnë të kenë siguri financiare për të ardhmen e tyre.

Në klubin vlonjat konfirmojnë, referuar administratorit Idrizi, se ka vonesa pagash deri në dy muaj, ndërsa lojtarët pretendojnë se gjendja është më e keqe se kaq, vetëm se kanë frikë të shprehen për mediat, vetëm se nuk dihet edhe për sa kohë, ky shqetësim do ti mbajë ata pa e dërguar cështjen në FIFA, për të marrë zgjidhje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *