• |
ide | kryesore

Rikthehet pas 50-vitesh festivali ‘Woodstock’, emrat e këngëtarëve suprizë

Paparazzi, Slider



Bashkëthemeluesi i “Woodstock”, Michael Lang konfirmoi se pritet të realizohet një festival me rastin e 50-vjetorit të eventit origjinal, në Watkins Glen, New York, më 16, 17 e 18 gusht.

Organizatorët nuk do t’i zbulojnë emrat e këngëtarëve që do të ngjiten në skenë, deri në momentin e shitjes së biletave, në shkurt, por Lang tha se janë konfirmuar 40 artistë: “Do të jetë një skaletë elektrizuese. Do të ketë hip hop, rok e pop, si dhe disa nga grupet origjinale të festivalit të vitit 1969”.

Pa dhënë shumë detaje, Lang tha se ka bindur disa grupe të reja, për të celebruar artistët e Woodstock-ut origjinal, për t’u bërë një homazh Janis Joplin, the Band, Jefferson Airplane e Joe Cocker. “Të kesh këngëtarë bashkëkohorë që interpretojnë muzikën e atyre viteve është shumë interesante. Po punojmë edhe për bashkëpunime unike, ribashkime dhe për talente të reja. “Woodstock ’99” ishte vetëm një event muzikor pa asnjë rëndësi sociale. Ishte thjesht një festë e madhe. Këtë herë do të rikthehemi në situatën origjinale dhe në rrënjët tona”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *