• |
ide | kryesore

Tronditet Tottenham: Kane dëmtohet rëndë në kavilje

Sport



Goditje e rëndë për Tottenham. Sipas asaj që konfirmoi vetë klubi londinez, Harry Kane do të jetë jashtë për shkak dëmtimi, për të paktën deri në javët e para të marsit. Sulmuesi është dëmtuar gjatë ndeshjes me Manchester United e ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar seriozitetin e dëmtimit në kavilje, që ka prekur edhe ligamentet.

Është pak të thuhet që dëmtimi i Kane do të jetë problem për Tottenham. Anglezi është bomberi i skuadrës së Pochettino: aktualisht 20 gola në sezon. Tekniku argjentinas nuk do ta ketë në dispozicion dhe kjo është e sigurtë për ndeshjet e 1/8 të finaleve të Champions League kundër Borussia Dortmund, duke shpresuar të rekuperojë në kohë për ndeshjen e kthimit, gjë që duket e vështirë edhe kjo. Mungesa e tij, në këto javë të Premier, do ti shtohet asaj të koreanit Son, që ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për të diskutuar me Korenë e Jugut Kupën e Azisë 2019.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *