• |
ide | kryesore

Bastvënësit janë të sigurtë: Inter në janar merr kampionin e Arsenal

Sport



Nuk është hera e parë që në Angli afrojnë Mesut Ozil me Inter, por në këto orët e fundit cështja ka filluar të besohet edhe nga bookmakers: që besojnë në fakt se transferimi i mesfushorit gjerman mund të bëhet që në janar.

Arsenal është në probleme ekonomike e mund të lërë të largohet lojtarin në huazim, edhe duke kontribuuar për gjysëm tek pagesa. Ozil përfiton rreth 18 milionë euro në vit, kështu që për gjashtë muaj (duke marrë në konsideratë këtë opsion) Inter do të paguante vetëm 4,5 milionë.

Ozil nuk është më në radarët e Unai Emery dhe për Arsenal është një barrë, duke konsideruar pagesën e lartë. Topcinjtë nuk po kalojë moment të mirë dhe kjo konfirmohet edhe nga deklarata e teknikut që kohët e fundit shpjegoi se blerjet e reja do të vijnë vetëm përmes huazimeve. Ozil është ndër emrat që mund të largohet që në janar. Sipas the Mirror nuk janë saktësuar oferta konkrete, por vetëm interesimi i një klubi kinez dhe Inter. Bookmakers i japin favoritë zikaltrit, përpara Borussia Dortmund, Bayern Mynih e Real Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *