• |
ide | kryesore

BREXIT/ May i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament

Lajme, Të fundit



Kryeministrja Theresa May merr votëbesimin në parlamentin britanik me 325 vota “pro” dhe 306 “kundër”. Qeveria mban kështu shumicën në parlament pavarësisht se një ditë më parë u rrëzua plani i May për daljen nga BE.

“Parlamenti shprehu besimin në qeverinë nuk e marrim qeveria do të garantojë prosperitetin dhe fuqizimin e vendit. Në do të mbajmë premtimin që iu kemi bërë qytetarëve për të vazhduar me procesin e Brexit” – tha May pas votimit.

Ajo propozoi takime mes parlamentit dhe qeverisë për të arritur një zgjidhje. Votimi në parlament u bë një ditë pasi po aty u kundërshtua plani i kryeministres Theresa May për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Kundërshtimi veçse ishte pritur, mirëpo jo edhe shkalla e pakënaqësisë, pasi 432 vota kanë qenë kundër planit të kryeministres britanike dhe 202 kanë mbështetur atë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *