• |
ide | kryesore

Faktet/ Tallja cinike e Klement Balilit me policinë

Arkiva, Kryesore



Vënia nën pranga e Eskobarit të Ballkanit, Klement Balili, e cila u konsiderua nga kryeministri dhe ministri i Rendit si një sukses i policisë, megjithëse uniformat blu kishin dështuar mëse 14 herë që ta kapnin, përfundoi si një fiasco. Deklarata e ish ambasadorit Lu se policia ose është e paaftë ose nuk do që të prangosë, rezultuan të vërteta.

Sepse, ashtu sikurse u tall për dy vite e gjysëm me “zhdukjen” e tij, po ashtu Klement Balili vuri në skenë edhe dorëzimin e tij.

Le t’i marrim me radhë etapat e këtij spektakli të paprecedent:

Dorëzimi si hero
Pasi pa një polici të kapitulluar dhe të paaftë për ta mbërthyer, Balili vuri kushtet e tij për t’u dorëzuar. Ai jo vetëm zgjodhi datën se kur do ta bënte këtë, pra kur dosja të mbërrinte në gjykatë, pra që mos harxhonte shumë kohë në qeli siç ka pohuar vetë, por edhe mënyrën si do të kryhej dorëzimi.

Të martën e 15 janarit, në fshatin Stiar të Delvinës, ai doli nga shtëpia e tij. U nda si një hero me familjarët, bashkëfshatarët dhe miqtë e një zone, ku ai ka punësuar mbi 1 mijë vetë. Pamjet e transmetuara më shumë i ngjanin skenave të filmit Narkos me Eskobrin real, sesa një ngjarjeje që zhvillohej në Shqipëri, ku forcat e rendit ishin pothuajse inekzistente.

Dhe si për ironi të të gjithëve, Klement Balili edhe ishte kujdesur që e gjithë përcjellja madhështore të filmohej tamam sikur donte ta lëvizte thikën në plagën e hapur të një shteti krejtësisht impotent.

Lexo me tej:

Investigimi/ Fundi i arratisë mbi 2-vjeçare të Klement Balilit

Pazari i drejtorit të policisë
Drejtori i Policisë, Ardi Veliu, i cili e priste të kërkuarin më të madh në vend pas një pularie të braktisur, do të jetë ndjerë tejet i prekur në krenarinë e tij si polic, nëse i ka mbetur ndopak e tillë. Sepse kushti i Klement Balilit ka qenë i prerë: nuk dorëzohem përpara policëve të zakonshëm. Dhe Ardi Veliu u nis drejt Delvinës pa forca speciale dhe më tepër si një person privat, që do mbante një fjalë të dhënë sesa si përfaqësuesi i autoritetit të shtetit.

Mënyra gati personale me të cilën u soll me rastin e Balilit, e përforcon mjaft tezën e përgjimit se ai është sjellë njësoj edhe në rastin e Fredi Alizotit, dëshmitarit fallco të policisë në rastin Babale. Kështu, Ardi Veliu më shumë po bën rolin e taksistit të të kërkuarve se atë të drejtorit të uniformave blu.

Përdhosja e shtetit
Ashtu sikurse e pranoi vetë në emisionin “Dritare me Rudinën”, Rigels Balili, nipi i të shumëkërkuarit dhe kreu i bashkisë Delvinë, ai ka qenë negociatori mes Klementit dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë: “Është vetëdorëzuar, unë kam bërë negociata me drejtorin e policisë bashkë me xhaxhain dhe kemi shkuar në zyrë. Që në datën 10 janar kanë nisur negociatat. Ai është shprehur edhe më parë, që kur dosja të kompletohet dhe të shkojë në gjykatë, ai do të dalë para drejtësisë”.

Pra ky është pohimi skandaloz që një i zgjedhur nga populli, një njeri që paguhet me taksat e shqiptarëve hyn në zyrën e Drejtorit të policisë dhe flet në emër të njeriut që kërkohet nga DEA amerikane dhe nga Interpoli.

Kaq i pafuqishëm dhe i pabythë është treguar shteti shqiptar sa ka qenë i gatshëm të pranonte edhe këtë turp, duke rënë në gjunjë para çdo kushti vetëm që ta mbyllte pataten e nxehtë Balili.

Ironia e avokatit
Kaq përpikmërisht i qëndroi Drejtori i Policisë, Ardi Veliu paktit me Klementin, sa për të respektuar kërkesën e tij që mos dorëzohej me bujë dhe para kamerave, ai e depozitoi në fillim në komisariatin 6 në Kombinat dhe jo në Drejtorinë e Policisë, ku qenë mbledhur mediat. Dhe si për t’i dhënë fund një dite talljeje cinike me shtetin, kur avokati i tij, Theodhori Sollaku doli para mediave për t’u pyetur se përse klienti i tij vendosi të dorëzohej tani, ai u përgjigj me një nënqeshje therrëse. “Për t’i kursyer shtetit 50 mijë euro. Mbajtja e një njeriu në burg kushton dhe Klementi ia shpëtoi këto para taksapaguesve”.

Pra ne duhet t’i themi faleminderit Balilit që na nxori me fitim. Duhet t’i jemi mirënjohës që nuk na shpenzoi as 100 mijë eurot që u vunë si shpërblim për kallëzuesin e tij.

Duhet t’ia dinë për faleminderit gjithashtu edhe Sandër Lleshi dhe Edi Rama, që megjithëse simbole të një shteti me brekë nëpër këmbë, vazhduan gjatë gjithë ditës të bërtasin “fitore dhe sukses”.

©Lapsi.al



10 Comments

  1. Ketu pervecse nje mllefi personal nuk ka asgje.Balili nuk ka vrare njeri si Eskobari,ka bere kondrabande dhe per kete do beje burg.Habitem qe i dhate te drejte ambasadorit LU,Lapsi.al vetem e shante.Akoma habitem qe per Remzi Hoxhaen qe shteti i Saliut e zhduku fare nuk flitet asnje rrjesht.Balili me gazetare si ju jeton edhe 1000 vjet ,te pakten mund tju punesoje edhe Shkulkarin sikur 1000 vete qe i ka.U harruan te vraret e Saliut dhe merren me koqet e Balilit.Ai shtet ka qene (me gomere qe as shqip nuk flasin) dhe ai vazhdon te jete,atje ku edhe Bushati ben lejen e zakonshme.

    1. O i pa emer i ripjedhjes se shikon ku ka perfunduar ky shtet ..me drejtorin injorant ard veliu tall buthethen balili
      Ky eshte shteti me i degraduar ne bote.. TURP..TURP..TURP..???

  2. Kete pyetje qe ben komentuesi me lart e bej vazhdimisht prej vitesh, si ka mundesi qe ne kete vend nuk flet kush per te vraret e 21 janarit, per 26 te vrare ne gerdec qe u harruan po merren me nje tregtues droge prej 2-3 vitesh, jan bere me shume emisione mbi Balilin se sa per gerdec e 21 janar bashke. Merren te gjith me Balilin se si ia punoi rilindjes, se sa e paafte eshte policia etj po smerret njeri me Balilin si drejtor i vene nga LSI, apo si anetar i zellshem I PD, eshte marr opinioni me te gjith kryetaret e bashkive socialiste, nga bushi, ai i kavajes apo i gjushi durresit, po kete nipin e “eskobarit” te vendosur nga PD si kreytar bashkie cuditerisht e harruan. Jan marre keto vite dhe me kollaret e Rames, a i ka blere 2 mije euro apo ia kan falur shoket e smerret njeri me hotelin me 5 yje qe e bleu per 2 milion lek te vjetra ne kohen e Berishes e qe sot ska ish ministra te LSI e PD qe nuk shkojne te kalojne 15 diteshin. Prostitucion mediatik eshte pak te thuhet….ah skeni pertuar te beni nje artikull te gjate se sa i paafte epo anti institucional eshte kryetari i sotem i policise ku pak vite me pare me pare nje ish kryetar policie dilte ne foto duke drekuar me kriminele te rrezikshem qe kerkoheshin per vrasje

  3. Arrestimi i Balilit eshte padyshim nje sukses i policise, pavaresisht faktit qe u dorzua vete, ishte presioni i madh dhe i gjitheanshem qe e beri te dorezohet. Balili nuk u dorezua me deshire por me detyrim dhe kjo buron nga perpjekjet e policise.
    Deri tani fshihej si miu vrimave, ku e shikoni talljen ju te Lapsit. Tani policia e ka ne burg dhe me sa duket po tallet policia.

  4. O Bambi mos harro ilacet se qenke renduar. Ai jo vetem qe nuk fshihej ne asnje vrime por e kishe se hoteli i tij ne Sarande, bile ndonjehere bente dhe karshillik me ndonje dasem ku shkonte dhe keto besoj i ke pare ne media. Dhe ne amerike te ishte qe eshte vend i madh nuk mund te fshihej dot per 3 vjet e jo me ne Albanistan qe eshte sa nje lagje e New Yorkut

  5. Ky paska punesuar 1000 vete,Balili duhet pergezuar sepse paska vend per te gjithe LSI-ne,sidomos Manjanin qe e kishte si te familjes.Neise ky Bushati apo Shkul-aku qeka shume dedektive ,si te thuash, kur del dielli edhe keta plehra e kane thene sebashku me ambasadorin AmerikanLU qe i tha Rames vazhdo zgjedhjet edhe nqs ata rrin ne cadren e qejfit.Nevojtore gazetare sikur kane zbritur nga hena dhe u habiten c’fare ndodh ne toke.Bushat shtrengoje mire ate vile qe ke tek Laguna Blu sepse Frangaj po merret tani me nderzimin e qenve.

  6. O komentues krymba muti jeni njesoj si Edi der droga cdoher kur i afrohet litari ne fyt ben nji ndodhi tjeter si tani me Balilin ai vet u direzua e idioti i lavderoi policine jo ekzistente

  7. Akoma fajin e ka opozita puf puf sa era mut ju vje ju te ripjerdhjes more aman , ah ju per pushtet ose per nje karrige leshi ju jepni gjith femrat e fisit??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *