• |
ide | kryesore

Mourinho, as një muaj i papunë: kontrata është faraonike

Sport



Pas largimit nga Manchester pas shkarkimit, Josè Mourinho thoshte se do të kishte një të ardhme edhe pa United. E në fakt rezultoi ashtu. As një muaj i papunë dhe Special One merr një kontratë të cmendur, që ndoshta është në një pozicion ku portugezi nuk është mësuar, por do ti sjellë njëlloj të ardhura. Nuk ka asnjë pankinë për Mourinho, por një poltronë komode ku duhet të bëjë komentatorin televiziv të ndeshjeve të Kupës së Azisë dhe Premier League. Një rikthim në të shkuarën, si në kohët kur komentonte për Russia Today Botërorin 2018.

Goditjen e ka bërë në fakt BeIN Sports. Portugezi do të ndricojë opinionin sportiv për 68 mijë euro për përfaqësim (në Rusi 2018 për të komentuar 5 ndeshje dhe fitoi 1 milionë euro), por nuk mund të thotë asnjë fjalë për Manchester United. Mes detajeve të daljes së mirë nga United, që pagoi 20 milionë euro për Special One, ka një klauzolë që e ndalon të flasë motivet e shkëputjes së bashkëpunimit me Djajtë e Kuq. Nga ana tjetër sulmet e Mourinhos për dhomat e zhveshjes së Real Madrid janë shumë të famshme për tu harruar…

Real Madrid mbetet gjithnjë zgjedhja e parë e portugezit ashtu si Mourinho është gjithnjë në tre emrat e parë të listës së preferencave të Perez, bashkë me Allegri e Pochettino. Një pjesë e bordit drejtues është kundër Mourinho, trajner me personalitet tepër të fortë, por në fund vendos Perez, që për të riformuar Madrid ka nevojë për një trajner special.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *