• |
ide | kryesore

Sot votohen në Kuvend ministrat e rinj. 62 deputetë të opozitës janë regjistruar për të folur. A do të ketë tension?

Lajme, Të fundit



Sot pasdite Kuvendi do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar dekretet e presidentit Meta për ndryshimet në qeveri. Por në këto dekrete nuk është ai i Edi Ramës si Ministër i Jashtëm. Me sa duket kreu i shtetit do të marrë gjithë kohën që parashikon Kushtetuta për vendosur lidhur me këtë dekret. Në Kuvend do të jetë e pranishme edhe opozita, deputetët e së cilës kanë regjistruar emrat për të folur, ndonëse kjo sipas mazhorancës nuk lejohet pasi është një seancë thjesht për të miratuar dekretet. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë tension apo jo në sallë, në rast se 62 deputetëve të opozitës nuk u jepet e drejta e fjalës.

©LAPSI.al 



2 Comments

  1. PD dhe LSI duhet ti kishin djegur mandatet me kohe. Gjithashtu ketij mendje ndriturit Ruci per cfare i duhet diskutimi ? Non sense…eshte orgji groteske. Kush do ndryshim gris mandatin ne kete moment. Bejne kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *