• |
ide | kryesore

Top Story ngre dyshime: Ish-ministrat Lefter Koka dhe Niko Peleshi nuk janë diplomuar

Lajme, Të fundit



Top Story, për të parë nivelin e arsimit të deputetëve, u ndal në emrat konkretë. CV-ja e Lefter Kokës. Një personazh që prej vitesh ka pasur një peshë të madhe politike: kryetar i Bashkisë së Durrësit, deputet dhe Ministër i Mjedisit.

Pjesa më interesante është se tek deklarimi në KQZ me shkrimin e tij origjinal mbi arsimimin, z. Koka thotë se ka përfunduar Fakultetin Ndërkombëtar të Shkencave Juridike në Strugë.

Realisht një fakultet i tillë nuk ekziston. Nuk ka në të gjithë botën një fakultet ndërkombëtar të shkencave juridike.

Në fakt, në Strugë ka vetëm një universitet dhe ai quhet “Universiteti Ndërkombëtar i Strugës”. Pra deputeti ynë ka ngatërruar fjalën “fakultet”, me fjalën “universitet” duke krijuar një emërtim inekzistent: “fakulteti ndërkombëtar”. Po të hyjmë në faqen zyrtare të Universitetit të Strugës shohim se ka një fakultet që quhet “fakulteti i drejtësisë”, por nuk ka emërtim “i shkencave juridike”.

Me siguri, z. Koka i ka ngatërruar edhe këto terma. Një juristi, nëse mund të quhet i tillë ish-ministri, nuk i falet që të mos dijë se ku ndryshon fakulteti nga universiteti.

Por kjo nuk mbaron me kaq. Top Story zbuloi se zoti Koka, gjatë periudhës që ishte Kryetar i Bashkisë së Durrësit, në vitet 2003-2007, ka qënë pa arsim të lartë.

Kjo sepse, Universiteti i Strugës është hapur në vitin 2007 dhe është akredituar në vitin 2008. Pra, Zoti Koka ka qënë pa diplomë të lartë, në kohën kur ka drejtuar një prej bashkive më të mëdha në vend.

Nëse Universiteti i Strugës është hapur në vitin 2007, i bie që diplomat e para të sistemit 3-vjeçar Baçelor, t’i ketë shpërndarë në vitin 2010. Kjo do të thotë që ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ishte pa shkollë kur drejtonte Bashkinë e Durrësit dhe hyri pa diplomë si deputet në parlamentin shqiptar, në vitin 2009.

Tani ngelet për tu parë se përse z. Koka ka zgjedhur Universitetin e Strugës për të marrë diplomë Juridiku. Përgjigja na vjen, as më pak e as më shumë, por nga vetë Presidenti Aktual i Republikës, z. Ilir Meta, përmes një postimi në faqen e tij në facebook. Ai shkruan: “Kanë të drejtë kur thonë “kako struga, nema druga”. (si struga ska nje tjetër). Sot me Kryetarin e Komunës, mikun tim Ramiz Merko, duke bashkbiseduar për perspektivën e shkëlqyer të Strugës…”

Zoti Meta viziton shpesh Strugën për të takuar mikun e tij, Ramiz Merkon, i cili njeherësh është edhe pronar i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës.

Në njërën prej vizitave të tij, Meta është ndalur edhe në këtë universitet, ku për ironi është diplomuar Lefter Koka.

E gjitha kjo ngre hije të forta dyshimi se ish-ministri Koka, ka një arsim të lartë fiktiv, një diplomë si jurist, të cilën e ka marrë tek miku i kryetarit të partisë së tij.

Niko Peleshi është një tjetër politikan që arriti majat e pushtetit, por me një arsim tepër të dyshimtë.

Ai ka ushtruar detyrën si Kryetar i Dhomёs sё Tregtisё Korçё, si prefekt i qarkut të Korçës dhe më pas si Kryetar Bashkie. Ka mbajtur postin e zv/kryeministrit në mandatin e parë të qeverisë “Rama” dhe më pas Ministër i Bujqësisë në mandatin e dytë.

Por arsimi i zotit Peleshi ka fakte tepër interesante. Sipas CV-së me firmën e tij, dorëzuar në KQZ, ai e ka filluar universitetin në vitin 1989 dhe e ka vazhduar deri në vitin 1992. Pra, ka bërë vetëm 3 vite, në Universitetin Politeknik, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, në degën Elektronikë.

Më pas, zoti Peleshi ka bërë një shkëputje disavjeçare si emigrant në Gjermani. Është rikthyer në Shqipëri si biznesmen. Dhe në vitet 2000 – 2002 ka vazhduar vitet e mbetura të shkollës. Sipas CV-së së tij, zotit Peleshi i janë dashur 13 vite që të mbaronte shkollën e lartë. Ai është rikthyer në universitet, pikërisht kur i hyri karrierës së tij politike. Burimet e ndryshme në rrugë jozyrtare bëjnë me dije për Top Story-n se Niko Peleshi nuk e ka marrë asnjëherë diplomën e shkollës së lartë, për këtë ne i bëmë një kërkesë zyrtare me shkrim Universitetit Politeknik të Tiranës, por ky institucion nuk ktheu asnjë përgjigjie.

“Ne më shumë kemi në Parlament badigardë dhe kemi mundës dhe forca speciale sesa kemi akademikë”, tha Afrim Krasniqi, Insituti i Studimeve Politike.

Top Channel



10 Comments

  1. Cju duhet Diploma ketyre te dyve?.Keta kane bere leka me thase. Ato kane ditur ti shumfishojne edhe pa diplome.

  2. Dhe mendo, pas 20 vitesh pune, me heqin per shkurtim vendi pune dhe hapin nja 50 vende te reja. Une me mesatare 9.3 qe me eshte dhene diploma me ceremoni. Me vjen keq per netet qe kam zbardhur mbi libra e nuk kam argument te motivoj as time bije per te mesuar…

  3. Si ka mundesi Nikoja. Ai me duket se ka bere master ne Struge. Pastaj ai ka mbrojtur doktoraturen me kullen e Korces.

  4. Ledia kjo eshte metode vjeter e shtetit bandit shjqptar (Tortuga Europes). Bejne shkurtime, bashkime, shkrirje drejtorish vetem per te eliminuar ata qe sduan dhe per te futur ne pune medioker , servile dhe deficente

  5. Si ka mundsi? Koka ka ma shum se 5 vjet qe eshte rregjistru ne universitet, me duket se ne Prishtine.
    Por ka ba nje gabim se nuk ka derguar nje sejmen me than ktu si e ka dergu z. Abazi

  6. PROBLEMI NUK ESHTE SE NUK KANE SHKOLLE TE LARTE . PROBLEMI ESHTE SE KETA KANE FALLSIFILUAR ME VETEDIJE TE PLOTE DIPLLOMIMET E TYRE DHE PER KETE DUHET TE LARGOHEN DHE DENOHEN . RASTI ME FLAGRANT ESHTE AI I BASHKISE RROGOZHINE QE NUK KA MBARUAR AS 8 VJECAREN . KUR KETA ABUZOJNE ASHIQARE MENDOJENI SE CBEJNE KUR KANE NJE POST TE LART .DENOJINI KETO NDYRESIRA.

  7. Kur te komentoje ndo nje -i pa emer i Ridhjerjes-ky eshte kazani i Bushatit,Shkullakut-.Te tere morrat e kuq i kane marre diplomat duke shfrytezuar pozicionet e tyre ne politike pa vajtur as nje dite neper fakultete apo unversitete,pa studiuar dhe mesuar apo duke kopjuar temat e te tjereve duke i adoptuar ato si te tyret. Eshte absurditet qe kellira,corape kuqi i Librazhdit te kete -doktorature-ate shikoje qe nga surrati nje here jo me te kete patur tru per doktorature .Dhe keta -Kokat-dhe Pe -leshet te te njejtes origjine jane.

  8. Arsimi i larte nuk eshte kriter i detyrueshem per poste si ato qe permenden. Ju me do mendoni se Trump ka mbaruar ndonje universitet? Problemi qendron tek mania per ti patur te gjitha: diploma, doktoratura etj. Ato jane false dhe kesisoj veper penale eshte konsumuar. Nje tjeter problem eshte perdorimi i fenomenit. Ne rastin e “investigimit” alla ‘professional’nga TCH, objektivi nuk eshte ish kreu i Durresit apo ministri por Presidenti. Pasiqe ai po perplaset me Kryeministrin. Nje tips per TCH: investigoni MPJ per konsujt e nderit, psh, ate nga Kosova, se ka background interesant si mik i ngushte i Kryeministrit….

    1. Ms. Trump eshte shume i arsimuar!
      Kujdes kur ja fusni kot e beheni sikur jeni te ditur.
      13vjec ka ndjekur Akademine Ushtarake
      Ja dy shkolla te larta, BBs ne ekonomi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *