• |
ide | kryesore

Yoga e harmonisë përfundon me grushta tek Fulham

Sport



Ndoshta sepse janë në vendin e parafundit në renditje në Premier League, apo sepse vijnë nga nga dy humbje radhazi, fakt është që në dhomat e zhveshjes së Fulham, skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri, nervat janë të tendosura. Në vecanti situata mes dy sulmuesve, Mitrovic e Kamara, që kanë nisur përplasjet ndonjë javë më parë për një penallti (francezi ia mori topin nga duart me forcë serbit e më pas gaboi nga pika e bardhë), ndërsa këtë herë kanë kaluar tek duart, në përfundim të një séance yoga.

Pikërisht, për të rritur harmoninë e shpirtin e bashkimit mes futbollistëve në këtë moment të vështirë, Ranieri kishte organizuar një seancë kolektive yoga por, ashtu si raporton The Sun, Mitrovic e Kamara e kanë transformuar “në një takim artesh marciale mikse”. Tabloidi anglez shkruan se se papritur të dy kaluan tek duart dhe se u ndanë me shumë vështirësi nga shokët e skuadrës, që nuk e prisnin që përplasja mes tyre të degjeneronte deri në atë pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *