• |
ide | kryesore

Zbulohet fotografi i vezës që theu rekordin e Kylie-t

Paparazzi, Slider



Nuk ka asgjë të veçantë dhe nuk dallon nga asnjë vezë e zakonshme. Por rreth 46 milionë njerëz e kanë pëlqyer atë, duke e lënë në vendin e dytë një fotografi të Kylie Jennerit. Postuar me qëllimin e vetëm për të rrëmbyer fronin e Instagramit nga Kylie Jenner, foto arriti qëllimin e saj të hënën, duke tejkaluar foton e Kylie. Por kush është personi që i bëri foton vezës së famshme?

Ai është Serghei Platanov dhe po ashtu si ne është i shokuar. Platanov shprehet për “Insider” se nuk mund ta besojë që fotoja e realizuar prej tij ka pushtuar botën.

“Qëllimi im ishte t’i bëja një foto të thjeshtë një veze. Për argëtim. Por kurrë se mendoja që do të bëhej kaq sensacionale. Veza është thjesht një vezë. Unë nuk i përdor rrjetet sociale. Ishte e papritur për mua që të zbuloja se kishte nisur një fushatë me meme”, tha Platanov.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *