• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Studentët marrin Ramën në telefon: Protesta juaj, idiotësi më të madhe nuk kam parë

Lajme, Të fundit



Një grup studentësh ka telefonuar kryeministrin e vendit, Edi Rama dhe e ka regjistruar bisedën. Dritare.net ka siguruar për ju videon ku studentët komunikojnë me Ramën.

Pjesë nga biseda e Ramës me studentët

Rama: A sa e madhe aaa.

Studentja: Po argëtoheni?

Rama: Ça tha ai veshëgjati?

Rama: Unë jam i gjatë 198 cm.

Studentja: S’na the se e pëlqen protestën?

Rama: Të thashë sa e pëlqej protestën. Idiotësi më të madhe se kaq nuk kam parë.

Studenti: Jemi 150 mijë studentë, pse të gjithë budallenj jemi?

Rama: Pse 150 mijë jeni ju aty?

Studenti: Jo jemi 150 pa 1, se njëri iku deri aty tutje.  Protesta jonë është më e fortë se qeveria juaj?

Rama: Kjo është protesta më e fortë kjo juaja?

Studenti: Sigurisht, një formë proteste është dhe kjo.

Rama: Kjo protesta juaj është një idiotësi. Që të mbylleni brenda dhe të rrini atje, s’ka asnjë lidhje me protestës së cilës i jam referuar dhe i referohem ende.

Studenti: I ke përgjigjet shumë të gjata…

Rama: Si të doni…

Studenti: Po po… vazhdoni se po ju presim. E kemi për nder që po flasim me ju.

Studenti: Trumpi s’flet me amerikanët, ju flisni me ne…Hajd mo… Kjo pjesa e idiotësisë ç’a është?

Rama: Atyre që janë pa edukatë, iu kam thënë që jeni paedukatë…

Studentja: Po për ne çfarë mendon deri tani?

Rama: S’thashë gjë për ju deri tani… Më pyetët si ju duket, ju thashë më duket idiotësi, s’keni pse të ofendoheni.

Studentja: S’na dhatë një numër nga 1-10 sa ju pëlqen protesta?

Rama: Kjo s’është protestë, është idiotësi. Të mbyllesh brenda, të mos dish çfarë kërkon, të pengosh të tjerët, është idiotësi.

Studenti: Përgjysmo tarifat e masterit vëlla..

Rama: Si the ti vëlla? Tarifat e masterit nuk përgjysmohen, jo të ngujoheni por të dilni pas kushedi sa vitesh…

Studentja: Unë mendoj t’i mbyllni fare masterat…

Rama: Nuk përgjysmohen.

(Rama mbyll telefonin)

Njëri nga studentët shan: Të q… r…t.



7 Comments

  1. S’e kuptoj, pse mendoni ju te medias se psikopatia e Rames perben lajm?!
    Ai e si shume mire se po regjistrohet.
    Dhe here tjeter ka share edhe me fjalor barbonesh, se i tille eshte….
    Si habiteni akoma se ky qenka idiot?

  2. Keta studente qe tallen neper telefona, nuk do meritonin as pergjigjen time. Cfare niveli ka ajo vajze qe qesh si budallaqe duke folur vllai motra etj etj. Me kete nivel studentesh qe kemi, edhe protesta po e humb kuptimin fatkeqesisht. Keta me duket nuk duan te bejne mesim.

      1. Jo nuk jam. Ideja e protestes eshte shume e mire, por duket qe studentet jane percare, nuk merret vesh, do te kishin nevoje per nje koke te zgjedhur nga vete ata. E sa per kete regjistrim, eshte si bisede kalamajsh qe tallen ne telefon me numra te panjohur. Duke share njeri tjetrin nga robt (e qeshura e asaj vajzes eshte vertet per te ardhur keq) e duke tallur Kryeministrin i mire apo i keq qofte ai, nuk fitohet gje. Nuk duken aspak serioze e te matur nese bisedat behen me whasappe e fb-ra.

  3. Nga “dialogu” telefonik me Ramën , më pëlqeu përgjigja e zgjuar në formë pyetje që i bëri një studente atij, kur ai deklaroi se edhe po të rini shumë vite të grevë, ulje të tarifave për masterin nuk do të ketë.
    Pyetja retorike e ironike e studentes ishte :
    ” Meqë i paskeni kaq zët studentët që shkojnë të marin masterin, përse nuk i mbyllni fare studimet për master ?
    Duket kjartë se qeveria juaj nuk ka nevojë për studentë elitë me tituj shkencorë. ”
    Sapo dëgjoi fjalët djegëse të kësaj studenteje, Ramës ju mbyll goja dhe e mbylli edhe telefonin.

  4. Ta hypi Sajmir,ku ofendoje rama,ne te kunder mori shume ofendime nga keta shpellare dhe ngelca qe kane bllokuar shumicen e studenteve,per ty kjo eshte e ardhmja,per mua kjo mos ardhte kurre qe keta pushta studente po sillen si lacat neper burgjet ku jane futur,kjo rrace muti qe nuk bejn as nje % te studenteve,aty te ngordhin pak e kane,tani as PD -Lsi nuk paguajne me per ju pushta,tani PD e Lsi fillojne fuqishem protestat per kaosin e rralles dhe ne fund humbin zgjedhjet.

  5. Natyrisht qe mund t’i fitoje zgjedhjet Rama deri sa ekzitojne akoma zvarranike si ty qe akuzojne kedo qe e medon ndryshe nga skizofreni i druguar dhe i quajne shpellare apo laca. Vetem nje kurozitet: Si ia ben kur shihesh ne pasqyre, apo e ke deri ne fund te dyshemese dhe te del pamja prej rreshqanori? Ngordhje? Po ngordhshi ju me pare o rrace e qelbur komunistesh tru-shkulur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *