• |
ide | kryesore

Flet Ilir Meta: E vërteta e lidhjeve të mia me Balilin dhe oferta që u bëra partnerëve të huaj

Lajme, Të fundit



Në emisionin “Të paekspozuarit” në News 24, Presidenti Ilir Meta ka dhënë një përgjigje për lidhjet e tij me Kelmend Balilin që u dorëzua para pak ditësh.

“E para që dua t’ju them është së e përshëndes aktin që më në fund Klement Balili, një person i akuzuar për trafiqe mjaft serioze,do përballet me drejtësinë.

Së dyti, dua të vlerësojfaktin pavarësisht nga dobësia e agjencivetona, për të realizuar një operacion drejtpërdrejt për arrestimin të tij. Pavarësisht nga të gjitha këto, ky presioni i gjithanshëm, përfshirë partnerët tanë ndërkombëtar i cilinë fund farë detyroi zotërinë që të përballej me drejtësinë. Për sa i përket raportit, se kam dëgjuar shpesh spekulime dhe marrëzira.

Në kohën qëunë kam drejtuar Lëvizjen Socialiste për Integrim, Rigels Balili, i cili është Kryetari i Bashkisë së Delvinës, një person i verifikuar nga të gjithë, siç u verifikuan të gjithë kandidatët për kryetar bashkie në atë kohë,madje dhe nga ambasadat qëu përfshinë në këtë proces vetingu,ishte një person dhe ishte një nga drejtuesit kryesor të LSI-së në Sarandë dhe Delvinë.

Ishte tërësisht i besueshëm dhe më të dhënat e duhurapër të kandiduar. Lidhja e Rigers Balilit, ky është nipi i këtij në mos gaboj, duhet të kemi parasysh po dhe ju e dini se, ju shkoni në Sarandë në Delvinë qëkëta janë një fis shumë i madh, 2 mijë apo 3 mijë veta.

Unë nuk e kuptoj se çfarë lidhje apo mbështetje politike mund të ketë patur ky, veçanërisht ky është akuzuar nga ana e drejtësisë dhe ka patur një akuzë ndaj tij. Sa i takon raportit tim me të,nuk mund të them që nuk i kam dhënë dorën në “Santa Quaranta”, nuk e di a ke qenë ti se kanë qenë 2 mijë vetë atje.

Asnjëherë nuk e kam pasur një takim të drejtpërdrejtë të veçantë me këtë person, që dhe mund te kisha se mund të thoshte jam xhaxhai i këtij apo vëllai i Bakos, që ishte një tjetër personazh i angazhuar, që do të mjaftonte për ta takuar si çdo njeri tjetër.

Asnjëherë dikush nuk më ka thënë, se kam qenë Kryetar i Kuvendit, nga policia apo shërbimi informativ, që shiko mos kontakto me këtë zotëri se ky ka këto probleme. Ndërsa në momentin që ky person është vendosur nën një akuzë, kam përshtypjen atë që opinion e di, unë kam qenë i pari që kam bërë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të vënë në lëvizje të gjithë institucionet për arrestimin e tij, jo vetëm se ky ishte një shqetësim, por edhe për t’i dhënë fund çdo lloj abuzimi.

Gazetari: Edhe sot ka një hije…

Presidenti Meta: Nuk ka pse të ketë as një hije, se unë edhe pak kohë më parë i kam thënë partnerëve tanë më të rëndësishëm, që unë si President i Republikës në rast se ju nuk besoni që policia jonë, që shërbimet, agjencitë tona nuk kanë vullnetin për arsye të një mbrojtjeje politike apo për arsye të korrupsionit për ta ndaluar këtë person, jam gati që si President, se e kam këtë të drejtë, ma ka dhënë edhe Gjykata Kushtetuese të bëj marrëveshje, të sillni forca speciale për një kohë të caktuar, të sillni pajisje, logjistikë për të arrestuar këtë dhe për të arrestuar çdo person të angazhuar me krimin e organizuar, i cili duhet të përgjigjet para drejtësisë, këtu apo kudo tjetër në mënyrë që të ndihmojmë njëri-tjetrin në këtë proces. Kështu që të gjitha këto janë përralla dhe janë histori tepër të neveritshme” – tha Meta. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Ore vec krye leshelistin do degjonte se i leshelise ishte. Ajo nga katunar te humbun e bani me kollare, me kostum e me kepuce lustrafini. Jo vetem ne jug e ne Delvine, po edhe ne Puk ne veri , sa katinarin e beri si ti Leshelia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *