• |
ide | kryesore

Jose Mourinho: “Jam shumë i ri për të ndalur. Ja skuadra më e mirë që kam drejtuar…”

Sport



Ajo e Mourinho ka qenë një karrierë e pasur me suksese të jashtëzakonshme.  Në fakt tekniku portugez, jo vetëm që ka fituar privilegjin të drejtojë stolat e klubeve të mëdhenj Benfica, Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid dh Manchester United, por edhe ka fituar 25 trofe, arritje që e vendos atë në elitën e trajningut të të gjitha kohërave.  Janë të shumtë gjithashtu kampionët që ka trajnuar, por duke folur për BeIN Sports, nuk ka patur dyshime të zgjedhë Interin si skuadrën më të fortë që ka drejtuar.

“Duhet të them Inter, sepse kemi fituar gjithçka, duhet të jem objektiv. Duhet të kem respekt për ta, kemi fituar nga minuta e parë deri në ditën e fundit së bashku, fituam Tre Trofetë. Kemi mundur 3-1 skuadrën më të mirë në botë, pra Barcelonën, mundëm në finale Bayern 2-0. Fituam kampionatin italian me një numër fantastik pikësh dhe tre finale në dhjetë ditë, pra duhet të them që ishte skuadra ime më e mirë”.

Jo vetëm triumfet me Inter, Mourinho e konsideron një sukses të madh edhe vendin e dytë vitin e kaluar në Premier League me Manchester United. “Ndonjëherë ne mendojmë atë që shikojë, por nuk e dimë se cfarë ndodh pas kuintave dhe kjo është influenca e vlerësimit tonë. Nëse them për shembull se vendi i dytë vitin e kaluar me Manchester United ishte një nga rezultatet e mia absolutisht më të mira, ju do të më konsideronit të çmendur duke qenë se kam fituar 25 trofe. Por gjërat janë kështu, sepse njerëzit nuk e dinë atë që ndodh pas kuintave”, përfundoi trajneri portugez që u shkarkua nga Djajtë e Kuq.

Por kjo nuk e kushtëzon aspak të ardhmen e tij: “Dua ende të drejtoj. I përkas futbollit të nivelit më të lartë dhe atje do të jem. Jam në futboll prej shumë kohësh, por pas disa javësh do të mbush 56 vjeç, jam shumë i ri për t’u ndalur”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *