• |
ide | kryesore

Loredana tregon unazën e martesës

Paparazzi, Slider



Më 18 dhjetor të vitit që lamë pas, çifti Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë. Ata sollën në jetë një vajzë, që vendosën ta quajnë Hana, por supriza e tyre nuk mbaroi me kaq pasi në të njëjtën ditë u zbulua se dyshja e famshme e showbizit shqiptar kishte lidhur martesë në fshehtësi të plotë.

Mesa duket reperi shqiptar nuk ka dashur të bëjë një dasmë të madhe e të bujshme, ashtu sikurse shpesh i bëjnë figurat publike. Ndërkohë sot, një muaj pas kurorëzimit të dashurisë së tyre, bashkëshortja e tij Loredana na ka zbuluar për herë të parë unazat mbresëlënëse.

Përmes një Instastory bardh e zi, nuk ka sesi të mos na shkojë syri tek dy unazat që ajo mban në gisht, ku njëra është e fejesës dhe tjetra e martesës. Emri i vërtetë i Mozzik është Gramoz Aliu dhe bashkëshortja, siç e kemi thënë edhe më herët ka marrë mbiemrin e tij.

Çifti zgjodhi kështu të martohet pa dasmë, pa shumë zhurmë e protagonizëm!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *