• |
ide | kryesore

Mirë protesta, por cili është fundi?

1, Ide



Opozita ka gjetur një sebep qesharak, si mosdhënia e fjalës në parlament gjatë votimit të ministrave të rinj, për të shpallur një aksion madhor: protesta deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Basha dhe Kryemadhi u shfaqën dje të irituar pas daljes nga Kuvendi dhe trumpetuan marshimin pa kthim pas, sikur ky të kishte qenë fundi i fjalës së lirë në Shqipëri dhe shkelja më e madhe e qeverisë mëkatare të Rilindjes.

Lexo më tej:

Video/ Opozita merr vendimin, Basha: Protesta deri në rrëzimin e Ramës

Por, pavarësisht nga zemërimi i tyre grotesk, askush nuk e mohon se sot ka 1001 arsye për të dalë në rrugë kundër kësaj qeverie.

Sot mund të protestosh për rrëzimin e kryeministrit të të pasurve, që pasi u shpërndan atyre parà me letra fallco, u përgjysmon në fund edhe tatimin mbi dividentin.

Sot mund të protestosh kundër kryeministrit që është i gatshëm të prishë dyqind shtëpi dhe të devijojë Lanën, vetëm për t’i hapër fushë ndërtimi një klienti të tij trafikant.

Sot mund të protestosh kundër kryeministrit që është i gatshëm t’i lërë studentët të ngujuar në auditorë, vetëm që mos pranojë se reforma e tij në arsim ishte një dështim.

Sot mund të protestosh kundër kryeministrit, administaratës të të cilit i ranë pantallonat në tokë përpara Klement Balilit.

Sot mund të protestosh kundër kryeministrit, që nuk u ngop me gazetarët vendas, por filloi të quajë edhe ata të VOA, kazan.

Sot mund të protestosh kundër kryeministrit që po i ofron shqiptarëve një kabinet me fytyra të pavotuara, njësoj sikur po përzgjedh bahçevanët e shtëpisë së tij në Surrel.

Por, sado të drejta të jenë arsyet e mësipërme dhe shumë e shumë të tjera që përligjin daljen në rrugë kundër Edi Ramës, në fund ato përmblidhen në një pyetje fatale: cili është qëllimi?

Sipas asaj që kumtuan Basha dhe Kryemadhi, ai është rrëzimi i kryeministrit nga froni.

Po a rrëzohet Rama me protesta paqësore?

A është e mundshme perspektiva që përsërit në mënyrë kompleksive kreu i PD-së, se ai “nuk do një pushtet që kapërcen mbi kufoma”, por një rotacion që vjen përmes votës?

A është e mundshme mposhtja me votë e kryeministrit të të pasurve, i cili tashmë kontrollon miliardat që ndan me oligarkët e vet, ka sofistikuar lidhjet me krimin, ka futur në dorë drejtësinë, shërbimin sekret dhe i fsheh të gjitha këto përmes kapjes të të gjithë pronarëve të mediave të mëdha ?

A është e mundur, përshembull, që dikush të imagjinojë një fitore të koalicionit opozitar në Tiranë, ku falë lidhjeve okulte me çiftin Rama- Veliaj po investohen miliarda, pa origjinë, në ndërtim dhe ku të gjithë ata që kanë hedhur paratë do të financojnë vazhdojnë betonimin e këtij binomi?

Pra iluzioni se e keqja e Rilindjes zgjidhet me rotacion dhe jo me përmbysje, është një shaka që nuk e beson më askush.

PD dhe LSI, nëse do t’i kishin të vërteta përbetimet e tyre, nuk do t’a kërkonin zgjidhjen me sharje dhe bërtitje poshtë zyrës së Ramës.

Zgjidhja e tyre e vetme do të ishte beteja me tërë sistemin që ka ngritur ai.

Dhe në këtë pikë ata e humbën një mundësi të artë. Ata patën frikë të djegin mandatet, pagat, dietat dhe celularët që u siguron karigia e tyre në Kuvend.

Ata tani kanë edhe një sfidë tjetër: të mos joshen nga gara farsë e qershorit, ku duan t’i tërheqin si cjapi te kasapi.

Ata duhet të dinë t’i thonë jo tundimit për disa tendera ujësjellësash, për disa të punësuar më shumë nëpër bashki dytësore, apo për ruajtjen e disa bastioneve që nuk i prekin asnjë qime pushtetit qëndror.

Opozita duhet të dijë të vetësakrifikohet, për t’i kërkuar njerëzve sakrificën e tubimit përreth saj.

Përndryshe, kot i shpenzon energjitë, kot i harxhon paratë e autobusëve dhe kot i shpërdoron kaloritë e marshimit në bulevard.

Nëse përfundimi i këtij aksioni të shpallur papritmas, pas një beteje të munguar në Kuvend, është kthimi kokulur në atë sallë ku miratohen ligje antikushtetuese dhe ku askush nuk ia vërshëllen zërave opozitarë; nëse ai do të kulmojë në rendjen me brirët ngritur, pas bezes së kuqe të zgjedhjeve, më mirë le të ndalë që tani.

Sepse, po vazhduan kështu, jo vetëm që nuk do të arrijnë qëllimin e premtuar për të rrëzuar Ramën, por do t’i shërbejnë atij si fasadë, për të na thënë ne të tjerevë, opozitës shumë më të madhe se ajo zyrtare, se ai del gjithnjë fitimtar, në këtë vend demokratik, me garë dhe kundërshtarë të fortë.

©Lapsi.al



25 Comments

    1. opozites i duhen figura te pastra e ide te reja dhe idealizem..i duhen shkeputje nga korrupsioni i ketij vendi kuajo ka pjesen e vet..nuk behet permbysja me revoluzion o bushat se ate e bejn vetem komunistet..mjafton te heqesh bash berish e kush i ka fut duart ne tepsi ne vite e coni figura djem e vajza te rinj qe te mbjell besim..un koken time se ve ne rrezik per te heq ate qe po vjedh me ate qe ka vjedh…ju e keni shpresen te opozita te partite,qe jane gangrena e ketij populli..uroj qe shoqeria civile te bej te sajen..sa per bash monik e rame jane e njejta faqe e te njejtes pasqyr..qofshi ju qe jeni qe gjerat ti ndryshojn ata lart duke i lene vendin njeri tjetrit

      1. SHUME E VERTETE . PD PO NUK BERI NDRYSHIME BRENDA SAJ ,PROGRAM DHE KOD ZGJEDHOR E KA TE KOT . NUK VIHET NE PUSHTET ME ATA QE I DHANE TE SHTYREN DREJT GREMINES KETIJ VENDI . RINOVIM TOTAL JO GJOL NJALASH . PALLOSHI RAMAM E KA QELB TOTALISHT POR HIQ NJE KARAKURVE DHE SILL NJE KURV NUK ESHTE ZGJIDHJA .

    2. Nuk ka sepse të flitet këtu për opozitën se si duhet të jetë ajo.
      Historikisht Shqipëria pati një regjim diktatorial stalinist nga më të egrit në Europë e me përmbysjen e perandorise komuniste kaloi në një sistem demokratik pluralist.
      Veç PPSH , monopartisë që qeverisi për gati 5 dekada e me kalimin në pluralizëm e ndroi emrin në parti socialiste, doli edhe një parti e fuqishme opozitare e lindur nga lëvizja studentore e 1990-ës e parti të tjera të djathta.
      Nuk mund të pretendohet sigurisht që partitë e djathta shqiptare që dolën fuqishëm si një forcë e re politike që rrëzuan sistemin diktatorial njëpartiak, të jenë në nivelin e partive tradicionale të djathta demokratike europerëndimore e shkaqet dihen.
      Por sadoqë punistët u “moderuan” duke ndruar emrin në socialistë e pranuan pluralizmin politik, duke mos u kryer lustracioni i plotë i ndëshkimit të krimeve të diktaturës enveriste, do të ishte naive të pretendohej se kjo parti qoftë edhe për tre dekada, na u bë një parti me ide të pastra demokratike qofshin edhe të majta. Njeriun nuk e ndryshon emri, por formimi i tij ideor e intelektual apo moral.
      Pamvarësisht se në 2013 në pushtet Edi Rama erdhi me siglën e partisë socialiste, vetë ai si lider politik nuk ka asgjë të përbashkët as me demokracinë e majtë e as me demokracinë e djathtë.
      Rama në këto 6 vite sajoi një farë partie të tij të “re” të quajtur “rilindje”, pa qenë në gjendje të skjarojë asnjëherë shqiptarët haptazi se çfarë kishte marë përsipër që të “rilindë”.
      Nuk ka absolutisht asnjë lidhje “Rilindja” e herëshme historike që lidhet me formimin e shtetit të parë të pamvarur të Ismail Qemalit, me “rilindjen” e një shteti anarkik të Ramës.
      Nuk gjen dot gjëkundi në “rilindjen” që propogandoi Rama, një program të detajuar sistemi demokratik qeverisje por vetëm llafe e llafe kot, batuta kafeneshë, e komunikime banale me publikun.
      Nuk të çudit fakti se pikërisht pjesa më e pagdhendur e shoqërisë shqiptare e ajo pjesë e mpleksur me korrupsionin e krimin, shohin tek Rama , modelin e liderit “origjinal” të pa përsëritshëm.
      Ai ka abuzuar gjithmonë me ekstravagancën e gjuhës së vulgut dhe arrogancën e megallomanisë.
      E ka shprehur vazhdimisht në mënyrë të hapur publike se mua nuk ma del dot kush për llafe e me këtë stil bërri karrierën politike pa çka se “llafet” e tij jo vetëm janë jashtë çdo llogjike normale e jashtë pdo norme të moralit qytetar.

  1. Qenka sipas Bushatit një”sebep qesharak” që opozitës, ish ministri i fundit i sigurimit të diktaturës enveriste Gramoz Ruçi ja heq të drejtën e fjalës në parlament, e ajo deklaron se nuk ka rrugë tjetër veç protestës.
    Z.Bushati me profesion gazetar, do ti bëja pyetjen, se çfarë do të bënte sikur atij ti ndalohej e drejta e fjalës, e debatit ?
    Opozita dihet se të vetmin mjet të të bërit politikë ka fjalën e debatin e këto të drejta ja hoqi opozitës vetëm regjimi diktatorial i Hoxhës.
    O Bushat !
    Nga na e nxorre more zotëri këtë “mungesën e luftës” së opozitës në Kuvend ?
    I ka provuar opozita të gjitha format “e luftës” me këtë farë pozite qeverisëse.
    Me organizimin e protestave masive, me demaskimin e përditshëm të gjitha veprimeve korruptive e kriminale të kësaj qeverie,
    Sa për në Kuvend i ka provuar opozita të gjitha format e luftës.
    Ka ngel veç që opozitarët të nxjerrin koburret e t’ja drejtojnë Ramës e Ruçit.
    E kanë demaskuar Ramën me diskutinet e tyre sa veç një fytyrë shollë si ai mund të qëndrojë akoma në ate detyrë se cilido njeri që ka njëfarë dinjiteti duhet të kishte dhënë dorheqjen.
    E kanë bojkotuar Kuvendin, e kanë gjuajtur Ramën me miell, vezë e deri me çizme.
    Nëse e ka fjalën o Bushat, që opozita të djegë mandatet e të largohet pa kthim nga Kuvendi, kjo mund t’ju interesoje vetëm neomarksistë-leninistëve, që të dalin ata me një “parti fringo të re “

    1. Je bo si fik cingell e fikut i kane rene gjethet, njerzit te shohin ne peme e pertypin embelsire, po ty te shijojne laraskat…

  2. ball ball po i koqe i paepuri bushat, meqe e din si rrezohet rama pse nuk e rrezon apo nuk do qe ta rrezosh? Kur berisha deklaronte se do ngrihet populli ju analistet zgerdhiheshit me keq se deputetet e ps-s ne kuvend, tani qe u ngriten studentet e kuptuat qe doktori kishte te drejte por nuk mjafton, duhet te ngrihen te gjithe ata qe nuk e duan kete qeveri. Pd-ja duhet te vije ne pushtet me vote dhe jo me lufte, vetem keshtu konsolidohet demokracia. Rama duhet rrezuar dhe kete bushati ja kerkon vetem opozites, te pakten beji thirrje qytetareve qe ti bashkohen studenteve se dhe ata po mbeten vetem. Analistet e drejte duhet te flasin me popullin, per popullin dhe jo me kryetaret per kryetaret.

  3. Pyetja eshte: A rrezohet me dhune Edi Rama ? Ne rast se po :A ka legjitimitet nje zgjidhje qe vjen permes dhunes se rruges?A eshte nje konvertim i pergjakshem dhe i paparashikueshem ne pasoja me i vlefshem se statuskuoja?, dhe mbi te gjitha: A eshte kjo e e vetmja rruge? Pergjigja edhe mund te jete PO per te gjitha por jam i sigurte qe askush me peshe politike te pakten ne opozite nuk po i shtron keto pyetje. Mos harrojme qe ne kete vend ka pas akte vetedjegjeje per kauza publike por viktimat jane injoruar jo vetem nga qeveria por edhe nga opozita e populli. Revolucionin Tunizian e prine pishtare njerezore. Rezistencen Ceke ne 68′ po ashtu. Kur populli nuk bashkohet per zgjidhje radikale pas akteve sublime te vetesakrifikmit mos presim ta beje pas thirrjeve kukullave te oligarkeve si Basha apo ideologeve mendje-ere si Qorri.

  4. Sigurisht qe shumica e urren Rilindjen socialiste dhe e sigurt qe ai do bjere ne nje kohe shume me te shkurter se pretendon cdokush qe nxjerr nga sertari ide, arsye, orientime per opozite. Valle a ka erdhur koha qe keta gjithfare analistesh te kalojne ne pension ashtu si kerkojne edhe per politikanet? Ne jemi ende me Mero Bazen, Muc Nanon, Vangjelin, vellezerit Nazarko, Fevzon, Ballen???? Nuk themi te njejten gje per Lubonjen i cili edhe pse i vjeter na duket cdo dite dhe me i ri, sepse eshte i vetmi qe flet te vrrteten, te vertete qe opozita e ka pervetesuar , shkrimin e tij per 3 katet e nderteses qe opozita e perktheu ne kufte kunder oligarkeve 28 vjecare, ligjin antimafia dhe vetingun ne pilitike.

  5. E keqja eshte se askush nga opozita (duke perfshire ketu edhe Bushatin) nuk e ka moralin qe ti qaje hallin popullit te varfer.Nje opozite supermilioniere dollari qe akoma vjedh nuk ka as zemer dhe as interes te prishi gjithe ate lluks duke mbajtur ca fjalime qe vetem ta c’krefin dhe ate pak energji qe ka mbetur.Ideali qe eshte kryesori ne aksion eshte zero ose negativ,kush i del perpara Rames? Asnje,nuk kane as fytyre dhe as moral .Nje president Hajdut dhe butaforik ,nje opozite luksoze qe kujtohet per popullin mbas pushimeve perrallore,jane vetem kukulla.Askush nuk beson me.,c’faredo te thone,c’faredo te bejne ata ngelen hajdute.Kujton Meta se e beson kush? Askush edhe kalamjte e tij e njohin baben superhajdut.Pra behet lufte brenda llojit dhe jo kunder llojit,per c’fare te shkoj dhe te ulerase ,per Bashen apo Moniken apo Meten apo dhine plake? Ore kaq shume kane vjedhur sa edhe sternipat do ti gezojne.Taci oil u zhduk me 80 milione dollare dhe jeton ne Zvicer si kokrra e qejfit(pse vetem i beri keto pune valle?),qe te mos vazhdojme me te tjere…..pra na plasi suma se po pasurohet Rama dhe jo Luli apo Meta .Rama do nxjerre palloshin dhe do beje shurren ne parlament dhe te gjithe do jene dakort.Provojeni se jeni te humbur.

  6. Sa mire e ke gjetur emrin, me mire i paemer, veret je vet Rilindja, shkrauj si te te vije per mire, por realitetin shihe drejt nese nuk perdor ………

  7. Tepër naiv mendimi që qarkullon në Shqipëri se nuk ja vlen të protestosh kundër ndonjë qeverie, pasi edhe partitë e tjera që janë në opozitë “nuk kanë as moral e as të drejtë” që ti dalin “përpara” Ramës ???????
    Ky qëndrim përgjithësues nihilist, ështe shprehje e njerëzve me rëndesë psiqike e që e shohin jetën me fatalizëm.
    E para e punës, cilido që ka në ndërgjegje dëshirën qytetare për të ndryshuar gjithshka për mirë, këtë nuk ka sepse ta bëjë për “Lulin apo Monikën” por për veten e tij, fëmijtë e tij e familjen.
    Mandej edhe kur bëhen vlerësimet për politikanët, me cilin kandar i masni o të bekuar që ju dalin “të gjithë njëlloj” ?
    Njëlloj nuk mund të gjesh edhe dy vëllezër binjakë të një familje e jo më të gjithë politikanët shqiptarë.
    Po si na qenka “njëlloj” i aftë për të qeverisur, piktori me gjysëm shkolle të lartë Edi Rama, me juristin e arsimuar në Hollandë Lulzim Basha ?
    Si qenka njëlloj një gojë ndyrë arrogant me të gjithë, me një intelektual të ri serioz e i respektueshëm ?
    Ky zotëria këtu më sipër akuzon opozitën për krimin e madh se qenka “opozitë lluksoze”.
    Mos duheshka që opozita të përbëhej nga lypësit e pa strehë që të ishte e respektuar ?
    Basha, sipas po këtij zotërisë, paska bërë pasuri kaq të mëdha sa ka siguruar edhe nipërit e tij ?
    Ke ndonjë të dhënë të saktë e të sigurtë me prova e dokumenta që Basha paska kaq shumë para ?
    A nuk është njëlloj sikur dikush këtu të dalë e të thotë se ti more “i miri i paemër”, je “Eskobari” i vërtetë i Ballkanit e jo Kelmend Balili ?

    1. naive ideja qe qarkullon…????!!!!!spaska te dhena te sakta qe basha ka kaq shume para???!!!!po vec te jesh qorr e i verber,ose i mbyll syte se te leverdis e ke perfitim…mos bej idealistin po thuaj jam bashist…nejse vazhdoni se me bashe e monik e like do e heqim ramen …me pushk perpara ..te rrjedhur ju bashk me idiotat analiste qe i fryjne kesaj ere..sac hoqi rama salen me dhune…popull debil,qe ska asnje lloj principi dhe ideali dhe qe i meritonite gjithe ata hajnat qe u drejtojn e u cdrejtojne

      1. Nuk besoj se të keqen e madhe që nuk ke mësuar akoma të shkruash përsëmbari me pika e presje gjuhën shqipe, ta kesh se ke pirë shumë “kafe të hidhur”. Ndoshta do të jetë ndonjë tjetër lloj kafeje që të ka lënë çyrryk si gjysëm analfabet.
        Të falenderoj që po më këshillon që të mos jem “bashist”, por këtu ku jetoj , nuk më hyn në punë as “bashizmi” e as “ramizmi”.
        Kjo nuk do të thotë se meqë jam larg vendlibdjes e të mos më shqetësojnë hallet e vendit tim e të afërmëve të mij.
        E thashë në mënyrë të zbutur se janë naivë ata që nuk dinë të dallojnë njerëzit pozitivë nga ata negativë, se në fakt nuk kemi të bëjmë thjesht me naivitet në Shqipëri, por kemi të bëjmë me militantizëm me forcat e errlta të mafies së drogës e krimit.

        1. un analfabet-…:)))nejse edhe mund te kesh te drejt si dihet …jetojme te dy jasht vendlidjes ateher po me habit fakti qe je kunder militantizmit ,kunder krimit,po je pro bashes e pro berishes dhe kerkon te denosh krimin..po jeton vertet jasht e ske interesa ekonomike a politike i bie qe je krye dele qe preferon ndonje nga ato partickat shqiptare atje..zoti basha nuk mori ndonjeher pafajsi per abuzimet e rruges se kombit..z berisha i la ca te vdekur ne bulevard ,zoti rama per nje muaj ben 30 million eu..likja eshte me ze e me figure..e vetmja figure politike e paperlyer na ka ngel zonja e pare..tani me thuaj mua ti perse duhet mar pushka per te heq njerin nga keta e te cosh tjetrin??!!!..duhen ide e figura te reja,te pakorruptuar e minimalisht te pa konsumuara ne do vertet te besh opozit ..duhet te krijosh besim..me pushk andej nga jeton ti nuk shkohet asgjekundi..kafja e hidhur te pakten te mban syt hapet e ste ve ne gjume…ti thua juristi ne hollande dhe piktori me gjysem shkolle te larte…spo futem ne replike po besoj se ka dicka qe stonon …ne do vertet te ndryshosh dicka lufo gjithe ate klas te ndyre politike,mo u bej krah me asnje se jane te qelbur te gjithe..po sdi ne e ve re dot a jo..po je tifoz pastaj eshte muhabet tjeter..flasim per sport

  8. Rilindasit tmerrohen nga ideja se Rilindja mund te rrezohet!
    Por tani nuk keni c`beni. Rilindja ju vajti per lesh!
    Edi Kadriu do te heqe ne kurriz ato qe nuk i hoqi Enveri sepse vdiq.
    Dhe bashke me Edin dhe gjithe rilindasit e tjere…

  9. Po sikur me te thone qe populli ska asnje arsye me ndjek Lulin edhe Moniken?

    Luli ishte minister i rendesishem ne te dy qeverite pre-Rama. Ne te paren u akuzua per vjedhje miliona$h dhe shpetoi me procedure. Ne te dyten ministri pergjegjes per vrasjet para k/ministrise – prap asnje pergjegjesi ligjore.
    Pjese e pushtetit kane qene edhe te gjithe pacavuret e partive te vogla qe u hoqen me vote.

    Pse duhet te ndjeke populli te njejtet njerez? Cfare ndryshoi?

    Persa i perket Monikes, duhet te jeshe vertet ne hall te madh qe perpiqesh me e faktorizu ate si force politike.

    Ju ka bo Rama me hije dhe nuk (doni) me kuptu qe plaku Mere dhe Luli jane burimi i se keqes.

  10. Te shtunen fillon protesta deri ne rrezimin e Rames.Menyja eshte po ajo,byrek ne mengjez me qofte,ne dreke pica me birre dhe mbasdite tek Rogner per kafe.,Mos harroni te mesoni hymnin kombetar se Mehdiu e kishte harruar kur rrinim ne cader,mgjs e kemi te rregjistruar ne CD.E diela eshte pushim dhe fillojme te Henen nga dreka sepse do te vije edhe Bushati edhe Lesi edhe Vokopola.

  11. Studentet u percane se nuk paten koke.
    Nuk folen me nje ze, ishin te paqarte per ate qe donin. Kjo eshte e verteta. Nuk behet protesta te hene te premte, dhe te shtune te diele pushim. Kjo proteste nuk la shije te mire. I dha ajer ketij kryeministri palaco e hajdut, qe prape te krekoset e kaperdiset.
    Nuk iam per ate, qe kjo proteste nuk arriti asgje. Aq sa ishte, i tundi nga themelet Ramen me kompani, e detyroi te hiqte ministrat e tij me besnike ne vjedhje etj etj. Nuk eshte pak, por nuk duhet te perfundonte ne kete menyre.

  12. Urgjente!
    Vellezer,motra te gjithe shqipetarve anekend botes,te gjithe njerezve qe ne jeten e tyre erdhen me dinjitet pa shkelur mbi te tjeret,pa servilizem,pa spiunime , qe nuk ishin pjese e asnje strukture deri me sot dhe gjithe jeta e tyre histori nderi e dinjiteti njerezor i karakterit te forte,profesionalizmit e perkushtimit , qe do familjen vendin dhe popujt e mbi te gjithe qe besojn ne Zot;Bashkohuni!
    Bashkohuni ne nje organizem antikorrupsion pa krijuar parti qe tu imponoheni kesaj klase politike te te gjithe ngjyrave, per nje qeveri antikorrupsion me njerez pa parti dhe te shquar ne fusha te ndryshme e
    paperfshire deri tani ne llumin 78 vjecarper nje afat jo disa mujor. Intelektuate te paperfshire bashkohuni per rrezimin e ketij sistemi vdekjeprures! .. …. .. …. .. ….. …….. ….. ….+

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *