• |
ide | kryesore

Mister/ Rezultonte i humbur prej 5 vitesh, trupi i pajetë i shqiptarit gjendet në banesën 300 vjeçare

Lajme, Të fundit



Gjendet një trup i pajetë në një banesë të shekullit XVIII në Senago të Milanos në Itali. Sipas media italiane viktima duhet të ketë rreth 5 vite që ka humbur jetën. Prej hetimeve paraprake është vënë re se skeleti i gjetur është i seksit mashkull, i moshës midis 35-45 vjeç.

Mediat vendase shkruajnë se viktima mund të jetë një shqiptar i zhdukur nga Genoa para disa vitesh. Një sërë emrash të personave të raportuar të zhdukur para 5 vitesh po shqyrtohen nga hetuesit.

Krahasimi i periudhës së zhdukjes së viktimës që ka ndërruar jetë së bashku me ekspertizën e thelluar mjeko-ligjore do të bëjnë të mundur identifikimin e trupit.

Nga verifikimet e deritanishme ka dyshime që skeleti t’i përkasë pikërisht një shtetasi shqiptar. Por hetuesit nuk janë nxituar të japin emra deri në verifikimin e plotë të këtij rasti. Pranë skeletit u gjetën edhe një xhaketë, një kapele dhe disa çorape, Edhe këto veshje do të analizohen. Mbetet për t’u përcaktuar gjithashtu nëse viktima është vrarë apo ka humbur jetën nga shkaqe të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *