• |
ide | kryesore

Polemika në Francë/ Ministri: Vera nuk është aq e keqe sa pijet e tjera

Planet



Ministri francez i Bujqësisë, Didier Guillaume ka provokuar polemika pasi deklaroi se vera është e ndryshme nga pijet e tjera alkoolike dhe rrallëherë mund të jetë shkaktare e një dehje të lehtë. Komentet e ministrit u konsideruan të padobishme nga ekspertët, ndërkohë që Franca vuan nga konsumi i madh i alkoolit në Europë dhe vera është pija më e popullarizuar në vend.

Ministri Guillaume ka deklaruar për televizionin BFM: “Unë nuk mendoj se verërat janë të krahasueshme me alkoolet e tjera. Ky është vërtet një problem, por unë nuk kam parë, – për fat të keq ndoshta – një të ri që të ketë lënë një klub nate i dehur, sepse kishte pirë Cotes-du-Rhone (verë franceze)”. Komente nxitën reagimin e Michel Reynaud, e kreut të Fondit të Veprimit të Varësisë, duke e këshilluar ministrin të vizitojë spitalet për të parë se si po trajtohen njerëzit, që pinë shumë verë.

Gjithashtu, ministrin e kundërshtoi edhe Bernard Basset, nënkryetar i Shoqatës Kombëtare për Parandalimin e Alkoolit dhe Varësisë, duke i vënë në dukje se pothuajse një e pesta e të rinjve në Francë pinë verë. Basset shkroi në Twitter se vera është si çdo alkool tjetër që të deh.

Komentet e ministrit vijnë mes planeve të qeverisë për të frenuar alkoolizmin në vend, të cilat janë kritikuar si joadekuate. Kjo nuk është hera e parë që një zyrtar francez ka dalë në mbrojtje të verës. Edhe Presidenti Emmanuel Macron deklaroi vitin e kaluar se pinte verë në drekë dhe në darkë dhe i kritikoi thirrjet për marrjen e masave kundër reklamave të alkoolit. ©LAPSI.al

Image result for didier guillaume wine
Ministri francez Didier Quillaume



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *