• |
ide | kryesore

Policia jep detaje për vrasjen me armë në Korçë

Lajme, Të fundit



Një person është vrarë më armë zjarri mbrëmjen e sotme në periferi të qytetit të Korçës.

Mësohet se viktima është një 30-vjeçar i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën e parë, por pa rezultat.

 

Burime zyrtare nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:25, në lagjen nr 10 në Korçë.

“Aty është vrarë me armë zjarri një shtetas rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, – thuhet në njoftimin paraprak të Policisë së Korçë. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *