Disa shpërthime kanë ndodhur në Universitetin e Lionit për shkak të rrjedhjes së gazit.
Kjo ngjarje ndodhi në juglindje të Francës. Nga raportimet e mediave të huaja mësohet se vetëm tre persona kanë mbetur të plagosur.
Prej pamjeve që vijnë nga vendi ngjarjes shihet zjarri i madh dhe shtëllungat e tymit. Zjarri filloi në tarracën e ndërtesës së kampusit universitar, gjatë kohës që kryheshin disa punime në çati.
Important incendie sur la campus de la Doua au Nord de Lyon https://t.co/XkMiGOPc9D
— Florent Derue (@florentderue) January 17, 2019