• |
ide | kryesore

Taksa/ Presioni nga SHBA po përçan qeverinë e Kosovës

Kryesore, Lajme



Qeveria e Kosovës, e përbërë kryesisht nga koalicioni i madh mes PDK së Hashim Thaçit dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës së Haradinajt, mund të shkojë drejt përplasjes si pasojë e reagimeve ndaj qindfishimit të taksës për produktet serbe.

Me sa duket presioni i fortë diplomatik nga Uashingtoni po i jep frytet e tij, për riheqjen e një takse që po bëhet pengesë për dialogun shqiptaro- serb, i cili mund t’i hapë rrugë ndryshimit të kufijve dhe këmbimit të territoreve.

Zyrtarë të lartë të PDK-së po ngrenë zërin për suprimimin e taksës së vënë gjithë bujë, madje të mbështetur edhe nga Edi Rama. Mbrëmë, Memli Krasniqi, kreu i grupit parlamentar të PDK-së, tha se “nëse Uashingtoni insiston që me çdo kusht të hiqet taksa, atëherë kjo duhet të shqyrtohet”.

Lexo më tej:

Çfarë përmban kërcënimi amerikan?

Por, pak më shumë se një muaj më parë, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, thoshte se i ka dhënë përkrahje të plotë Ramush Haradinajt për vendosjen e taksës ndaj Serbisë, kujton sot Gazeta Express. Madje kjo media ka ripublikuar edhe një video ku Veseli pretendonte se taksa 100 për qind kishte qenë ide tij. “Çëshja nuk ka qenë se si të ngrihet taksa, por si të mos hiqet taksa. Kjo është ajo çfarë kam biseduar me kryeministrin, se si të jemi seriozë që kur të ngrihet taksa, të mos hiqet më”, citohet deklarata e Veselit.

Pas kësaj përplasjeje, që u nxit nga kërkesa ultimative e SHBA, fshihet në fakt një lojë e fortë diplomatike. Shumë kush në Prishtinë pretendon se pas vendimit të Haradinajt, që kishte nota patriotike dhe ndezi gjakrat e të gjithë atdhetarëve, qëndronte Berlini zyrtar, i cili kërkon me çdo kusht mosrealizimin e një marrëveshje Thaçi- Vuçiç, e cila do të hapte kutinë e Pandorës së shteteve etnike në Ballkanin Perëndimor.

Poker spiunësh/ Si po luajnë shërbimet dhe diplomatët e huaj për ndryshimin e kufinjve të Kosovës

Por, me sa duket linja Putin- Vuçiç- Thaçi, që ka arritur të sigurojë një lobim të fuqishëm në Uashington, synon të arrijë të kundërtën: përmbylljen e një marrëveshjeje me shkëmbim territoresh.

Pikërisht këto dy linja, njëra që përfaqëson PDK e Thaçit dhe tjetra atë të Haradinajt, që në këtë rast përkrahet edhe nga opozita e LDK-së dhe Vetëvendosjes, po përplasen në qeverinë e koalicionit në Prishtinë.

Në varësi të faktit se cili do të fitojë, do të varet edhe e ardhmja e qeverisë.

Nëse taksa vazhdon të mbahet edhe me mbështetjen e Tiranës zyrtare, që e ka çertifikuar atë me deklaratat e kryeministrit, kërcënimet amerikane nuk do të jenë më shaka.

Fortuna që Rama shkaktoi në Pejë/ Për çfarë u akuzua në shtypin e Kosovës?

Por nga ana tjetër, nëse kryeministri Haradinaj tërhiqet nga ajo, ai nuk do të kishte më kuptim të qëndronte në krye të qeverisë pa masën e tij më popullore deri më sot. Nëse do ta bënte, ai do të mbetej një shef qeverie kukull, të cilin askush nuk do ta merrte më seriozisht.

©Lapsi.al



2 Comments

  1. i ftoj nderkombetaret ne menyre te ndersjellt ,te gjitha palet qe trojet shqiptare i kan kthyer ne fusha interesi gati per te plasur konflikte interesi,ne nje hapesire ku luhet padrejtesi prej nje shekulli duke na grabitur gjithcka,dhe shkatrru gjithcka te mire ne mezin ton,u shte bere e qarte si qenie njerzore kush eshte zoti permes krijimit ullzimit ligjeve te tije krijesave permes shkences dhe praktikes ne cdo detaj ne gjeresin e vet ,kush eshte e lijuar dhe ndaluar e mire dhe e keqe,koh pas kohe per cdo brez ,per kohen qe ndollemi sistem jete tashme eshte bere interesi ku interesi i nje pale per dicka behet padrejtesi per palet tjera,ndersa padrejtesin e kan pranuar te gjith ta luftojme me ligje dhe veprime ,por kur ligji qendron dhe padrejtesia behet do thot qe vet ligjet jane fasad per dukje jo vepruese dhe vepruese eshte interesi kemi dy standarte, qe kjo lejon ndarje grupime njerzore dhe perplasje kopnkurenc,per te fundosur palet njeratjetren te papare pameshireshme dhe pamoralshme,padrejte ,ku po rimponojne gara dhe shpenzime per ket konkurenc,drejt vetshkatrrimit,kjo eshte pjesa me mizore per ket njerzim gjat gjith historise se tije,duke analizuar te kaluaren tashmen ,kedo faktet e bindin lehte ,qe te ardhme me nuk ka,per asnjerin qofte dhe me te fuqishmin ,sepse ajo qe po leviz zhvillimet nuk eshte ajo qe ka pozitivitet,dhe funksion ne gjitha drejtimet e zhvillimit jetes por eshte ajo qe ka negativitet antivlere ne gjitha sferat e jetes,kushdo qe merr kazmen e shkatrron themelet ai ka rrezuar shtepin ku banon,kushdo qe perpiqet te shkatrrojne tjeret ai ne menyre te sigurt po shkatrron drejtperdrejt veten e tije,nese nuk binden ,ta shohin fetarisht shkencerisht dhe praktikisht,nuk jan pa logjik qe te mendojne po cfar po mendojne bejne keto njerez,grabisin pasurit njerzore ti ken te tyret,por ato ne fakt po grabisin veten e tyre nga gjitha te mirat sikur te kishin menduar te kunderten qe ate cfar duan per vete ta kene dhe per tjeret te gjith do kishim plotesuar nevojat duke u bere ndihmes dhe plotesues ne dobi ,kurse keshtu po shkatrrohen gjitha dobit,per gjith ato qe njohin ligjet e zotit kan te qarte ullzimin e tije ku thuhen disa gjera ate cfar smund ta besh vet mos ja thuaj kujt,2 asnje ndihmes krimineleve,3 zoti thrret per mosbindje ndaj kujdo qe urrdheron ne kundershtim me rregullat ligjet e tije,keshtu gjerat e dobishme shkojne drejt izolimit ,duke i bere deshtak te gjith premtuesit mashtruesit,kudo,kjo eshte ajo qe u mboll kjo eshte ajo qe ju be sherbimi per shekuj ,dhe vazhdon tani gezohuni me rendimentin ,tani njerzimi ndollet ne faz totale katastrofe dhe pacmangeshem do vihen gjith ne linje kerkimi,per gjetje menyresh lehtesimi mbasi nafta gazi po mbarojne,dhe shum e shum te mira tjera dhe shum problematika per zgjillje ,do pyesin gjitha nivelet dhe me te urtit do tu thon zoti eshte zgjillesi problemeve ullzimi tije vetem aty fillon zgjillja shihni bubrrecin ,7 fish con peshe me shum se ka peshen e trupit,,ne rraport me ate cfar konsumon,shihni shkencetaret tuaj,thon per te kryer nje pune harxhon energji me shum se fiton duke i vene kufirin qe deri ketu eshte dija dhe nuk ekziston ndonje paisje ne ndihme njerzore,qe shumfishon force shihni,bubrrecin si ka mundesi,qe han shum pak ne raport me fuqin a nuk eshte ky shumfish,,ky eshte ,shembulli qe zoti krijoj per ne per tu bindur ekziston dobia lehtesi zgjillja por vetem duke u bazuar vetem tek zoti 1 ullzimi tije,jo vetem tek interesi por me shum tek vlerat lillja me te adhurimin e tije pse jo dhe dobit se gjitha per ne i krijoj,por ju e luftuat islami dobsuat ate shkatrruat vlerat njerzit token pasurit tani po shklatrroni veten tuaj sepse as ju nuk keni ndonje perparsi ne kete planet me shum se tjeret mbasi ,nuk e krijut ju ,e krijoj dikush tjeter me gjithcka ka mbi te duke bere jeten sprove mbi te,per te gjith,tashme kushdo qe zhytet ne padrejtesi duhet te kuptojne se pozhytet ne mekate mallkim dhe pergjegjsi per kur te dalin perpara zotit vet,un duke i pare pjesen me te malle te zhytur ne padrejtesi,kunder njeritjetrit per hater te zotit si obligim dhe pergjegjsi,perpara tije jam munduar disa here qe ne pergjithesi tu perkujtoj keshillen per mire dhe ndalimin nga e keqa,dhe per domosdoshmerit,si deshire dhe dobi per sejcilin ,por duke pare qe kjo bot nuk terhiqet nga padrejtesit,un kam frik allahun dhe terhiqem totalisht,un nuk kam pergjegjsi per ato qe me bindje humbin veten e tyre me mjaftoj besimi im zoti im pa asgje erdha ne kete bote dhe asgje sdo marr me vete,tani bera zgjelljen time sipas ullzimit zotit,kuranit dhe synetit profetik ,1 hadith ,kur te fillojne fitneja ne toke c,duhet te bej,rri ne shtepin tende,,me mjafton ky hadith per ta analizuar se si duhet te sillem per aktualitetin ,dhe2 kur te fillojne rromujat ne toke c,duhet te beje,,,rri ne shpin tende dhe mbro fen tene,,,,keto du hadithe me mjaftojne per te kuptuar pergjegjsit dhe qendrimin ,mbasi si kohe zhvillimi kan lillje unike zhvillimi ,mbasi si proces kuptimi eshte se pas thacethemeve zenieve ndernjerzore vin perplasjet luftrat,gjithcka eshte e qarte,un nuk pajtohem me padrejtesin ,perderi sa askush nuk pranon ti behet un dua te drejten mundesiin ,por kjo grabitet ,un ndalohem automatikisht te ndihmoj te padrejtet mizoret mashtruesit,dhe shikoj punen time kaq pasi u binda perfundimisht se njerzit nuk duan dobin e tyre paqen e tyre ,lumturin e tyre ,,sigurin e tyre zgjilljet e tyre,shpetimin e tyre perderi sa perfshihen dhe i sherbejne padrejtesis eshte mbjellur i sherbehet dhe ajo po korret,per te gjith,,kjo eshte fjal e lire mendim i lire ne menyre te lire ,ne mediat e lira qe mbrohet ligjerisht,dhe sejcili studiues i lir pavarur planifikues strategjish analist apo kushdo mjaftueshem ka mundesi analize per te ndar dobit nga demi dhe nxjerrin dobit,mbasi dobit te gjith kerkojme bota ka nevoje me me shum ide logjike bindje sepse i sherbejne vlersimit ralitetit ndarjes problemit dhe pranimit zgjilljeve,mbasi gjith e duam jeten zgjilljet dobit paqen vlerat lumturin harmonin sigurin per vete gje gjith e kundershtojme cdo te keqe po te na behet ne mes ketyre dy pikave pa pozicion arsytimi per te gjith ,pse vetem un duhet te jetoj tjetrin ta mbys pse aivetem un kam te drejte e tjetri jo,vall tjetri nuk eshte i dobishem lindi kot ,vall pse ta shohim njeriun me urrejtje si armik jo si dobi si vetem me mundesi zgjillje ndihmese plotesimi ,si shohim gjitha gjallesat si te dobishme ,vall ne nuk kemi lillje me gjithcka,,komenti i pergjilleshem behet ne nje faqe te perveteshme ,si shkak i unitetit te pergjilleshem te problemetikave dhe zgjilljeve ne kuptimin e zhvillimit dhe zberthimit te vet un mund te mos e beja komentin mbasi nuk ka dicka te pakrijuar trajtuar nga te gjith paditur nga askush ,por thjeshte perkujtim me qellim te mire si terheqe vemendje per me shum perkushtim ne lirit dhe te drejtat njerzore zgjilljeve me drejtesi hak paqes harmonis siguris shpreses,por pas keti momenti mua sme intereson me asgje mbasi si obligim moral e ndiej se plotsoj kuptimin vetem brenda mundesive si perkujtim,me qellim per mire ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *