• |
ide | kryesore

Sherri në Korçë, ky është 35-vjeçari që u ekzekutua me plumb në kokë (FOTO)

Lajme, Të fundit



Një 35-vjeçar është vrarë dje me armë zjarri në qytetin e Korçës. Mësohet se shtetasi Altin Balliu , 35 vjeç, u qëllua me armë gjatë një sherri në lokal duke gjetur vdekjen në vend.

Balliu ishte nga fshati Slabinjë i Pogradecit, ndërsa ndodhej në lokal me miq të tij. Policia deklaroi se ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij.

Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes. Mësohet se makina luksoze e viktimës është me targa AA947VA.
Sipas burimeve nga grupi hetimor autori ka qëlluar fillimisht me një plumb makinën e viktimës.

30-vjeçari ka dalë nga makina, autori e ka ndjekur dhe e ka qëlluar me plumb në kokë duke e lënë të vdekur. Dëshmitarët thanë për News 24, se ka pasur një sherr masiv në lokal që kanë përfunduar deri në vrasjen e 35-vjecarit por ende nuk janë të qarta rrethanat. Trupi i viktimës u gjet nga banorët në mes të një blloku banimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *