• |
ide | kryesore

BIRN: Gazetarët kundër censurës së Ramës

Kryesore, Lajme



Nga Ivana Dervishi

Një grup organizatash të gazetarëve dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri i bënë thirrje qeverisë që të heqë dorë nga plani për rregullimin e mediave online, të cilin e cilësuan rrezik për lirinë e shprehjes dhe demokracinë në vend.

Shtatë organizata që veprojnë në fushën e medias apo në mbrojtje të të drejtave të njeriut dolën të premten me një deklaratë të përbashkët, ku i përsëritën kryeministrit Edi Rama thirrjen për tërheqjen e dy projektligjeve për median online.

Deklarata e përbashkët e BIRN Albania, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, AIS/Open Data Albania, Civil Rights Defenders, Këshilli Shqiptar i Medias dhe Qendra Shqiptare MediaLook thekson se projektligjet cënojnë demokracinë në vend dhe lirinë e medias.

“Këto dy projektligje rrezikojnë ta kthejnë Shqipërinë në një vend jodemokratik, cënojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe nuk zgjidhin asnjë nga problematikat ekzistuese të medias, përfshirë gjuhën e urrejtjes, shpifjen, propagandën apo dizinformimin,” vërejtën organizatat firmëtare.

Në dhjetor 2018, Këshilli i Ministriave dhe Ministria e Drejtësisë propozuan ndryshimin e ligjit funksional të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP si dhe Autoritetit të Medias Audiovizuale (AMA) me synimin e krijimit të një regjistri të çdo faqeje në internet dhe dhënies së të drejtës te një institucioni të quajtur “Këshilli i Ankesave” për gjobitje të mediave në bazë të kërkesave të të tretëve, ose të urdhërojë mbylljen e mediave, ose të aksesit në faqe interneti në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Projektligjet për “Disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” dhe “Disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 9918 Datë 19.5.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar- u japin të drejtë AMA-s ose Tatimeve të gjobisin dhe mbyllin median online, pa një procedurë të mirëfilltë ligjore, duke rritur rrezikshëm nivelin e censurës e vetëcensurës ekzistuese në median shqiptare.

Veprimet në kuadër të të ashtuquajturës “paketë anti-shpifje” të qeverisë Rama u kritikuan në tetor nga përfaqësuesi i OSBE për Lirinë e Medias, Harlem Désir, që i cilësoi ato si me pasoja negative për lirinë e medias.

Edhe katër organizata ndërkombëtare të lirisë së medias, Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Liri të Medias dhe të Shtypit, PEN International dhe Reporterët pa Kufi, i dërguan një letër publike kryeministrit Edi Rama në dhjetor duke i kërkuar të tërheqë projektligjet.

Seancat dëgjimore për projektligjin, ku organizatat e gazetarëve dhe ato të të drejtave të njeriut në Shqipëri kanë marrë pjesë, u shoqëruan me përsëritjen e thirrjes së këtyre të fundit për autoritetet që të tërheqin projektligjet.

“Nëse maxhoranca socialiste do të miratojë këto dy projektligje, demokracia jonë hibride do rrëshqasë drejt modelit të një regjimi autoritaritar,” u shprehën organizatat në deklaratën e tyre. “Kjo, pasi në vendet demokratike, ligjet synojnë të mbrojnë qytetarët nga qeveria dhe jo qeverinë nga qytetarët,” shtuan ato.

Shtatë organizatat hodhën gjithashtu poshtë pretendimin e AMA-s dhe zyrtarëve të qeverisë, përfshirë kryeministrin Rama se projektligjet në fjalë mbështeten në “modelin kroat”.

“Nga verifikimet tona, në Kroaci nuk ekziston asnjë legjislacion i ngjashëm për mbikëqyrjen, gjobitjen dhe mbylljen e medias në internet,” vërejtën ato.

Media online është vënë gjithashtu në një targetim të posaçëm, vërejtur kjo edhe nga tatimi në masën 20% që i bën ligji për TVSH medias online, tarifë kjo që për median vizive është ulur në 6%.

Organizatat bënë thirrje për korrigjim të tatimit për median online, si dhe nxitën qeverinë të shohë vetërregullimin e medias dhe edukimin e publikut përmes fushatave për rritjen e njohurive mbi median, propagandën, dizinformimin apo lajmet e rreme si mjetet e duhura për të luftuar problemet në komunikimin online dhe jashtë rrjetit.

“Duke marrë parasysh detyrimet e Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit me Bashkimin Europian, ne vërejmë se të dy projektligjet e propozuara përbëjnë hap pas në procesin e integrimit,” përfunduan shtatë organizatat deklaratën e tyre./ BIRN



9 Comments

  1. Shtate shoqata qe vetem sulmojne nje projektligj dhe nuk nxjerrin dot nje projekt alternativ,keta njesoj si opzita qe nuk flet per alternativa,por vetem sulmon.mos shpifni dhe do jene te gjithe te lumtur.

    1. i pa emer ti qe nga viti 1941 han mut te dhjerjeve te stalinit enver,ramiz,kristaq rama,spiro koleka dhe bijve te tyre edvin rama,ilir beqja,dash e alfred opeza,gjelil e ilir gjoni dhe ende te duket SUP GJEDHI e akoma flet .ik i pa emer se qenefin negjmija mbush prap e ka.

    2. Kunder teje, o qelbesire, sot e tutje njerezit do duhet te shkruajne mbi mure. Me mire keshtu lexojne te gjithe te verteten kunder teje, o doç.

  2. ia keni fut pordhes kot, ska ngel televizion mos te kete cdo darke emisione propaganduese kunder rames e si ka ndodh gje. Te gjith televizionet e medha e 70% e mediave online jan kunder rames e ska marr njeri as gjobe e as kercenim, pyeteni fevziun a ka marre gjobe apo kercenim? Pyesni gjithashtu Zhejin, Arjan Canin, Ylli Rakipin apo Eni Vasilin a ka marre njeri gjobe apo kercenim? Nuk kane emision qe te mos e kene kunder rames e se rrujn hic. Lene pastaj portalet duke fillu nga ky i Bushatit e Shkullakut qe propagandojne cdo dite nga mengjesi deri ne darke kunder Rames

    1. Që shumë gazetarë shqiptarë kritikojnë marrëzitë e Ramës, kjo nuk do të thotë se me këtë dëmtohet demokracia. Demokracia dëmtohet nëse do të realizohen projektet e kufizimeve e censurimit të mediave që ka paralajmëruar Rama.
      Në kushtet kur Rama ka kapur institucionet e larta të drejtësisë, si prokurorinë e përgjithëshme e gjykatat, janë mediat ato që mund të bëjnë me anë të investigimeve të tyre demaskimin në publik të aferave korruptive e kriminale.
      Ishte një media ajo që zbuloi një firmë fantazmë të regjistruar deri në SHBA me dokumente të fallsifikuara, që nxori në dritë një aferë të ndyrë të qeverisë në ndërtimin e Unazës së re në Tiranë.

    2. i pa emer e me mut ne tru .nuk te ka faj kush qe mjaltit i thua mut,avionit mushkonj,jastekut te griseldes femij 9 muaj pos kokaina e kanabisi i edvin pisi.

  3. Urgjente!
    Vellezer,motra te gjithe shqipetarve anekend botes,te gjithe njerezve qe ne jeten e tyre erdhen me dinjitet pa shkelur mbi te tjeret,pa servilizem,pa spiunime , qe nuk ishin pjese e asnje strukture deri me sot dhe gjithe jeta e tyre histori nderi e dinjiteti njerezor i karakterit te forte,profesionalizmit e perkushtimit , qe do familjen vendin dhe popujt e mbi te gjithe qe besojn ne Zot;Bashkohuni!
    Bashkohuni ne nje organizem antikorrupsion pa krijuar parti qe tu imponoheni kesaj klase politike te te gjithe ngjyrave, per nje qeveri antikorrupsion me njerez pa parti dhe te shquar ne fusha te ndryshme e
    paperfshire deri tani ne llumin 78 vjecarper nje afat jo disa mujor. Intelektuate te paperfshire bashkohuni per rrezimin e ketij sistemi vdekjeprures! .. …. .. …. .. ….. …….. ….. ….+

  4. Nuk mer vesh Edi Rama nga deklarime të organizatave mediatike.
    Nuk do t’ja dijë Rama as për protesta të parcelizuara nga naftëtarët, minatorët, aktorët , banorët e Unazës apo edhe studentët.
    Nuk do t’ja dijë ai edhe nga demaskimet e përditëshme të opozitës institucionale ne Kuvend e në media.
    Ky njeri ka frikë vetëm kur mbushen të gjitha rrugët e qyteteve me qindra mijë shqiptarë që protestojnë , jo vetëm dy-tre orë, por në vazhdimësi duke paralizuar shtetin edhe me një grevë të përgjithëshme.
    Sigurisht që detyra e mediave është që kritikën ndaj kësaj keqqeverisje ta bëjnë në media, por a nuk ka ardhur koha që këtë kritikë ta kombinojnë edhe me protestën konkrete para kryeministrisë ?
    Sapo pashë që me një paturpësi prej rrugaçi, Rama kishte postuar një foto të ndyrë pronografike ku nxirte trupin nudo të Davidit, me kokën e tij të montuar e poshtë tij Bashën, Kryemadhin e gra të tjera të opozitës që po bënin “selfie” me te.
    Një veprim skandaloz që nëse do ta kishte bërë cilido qytetar i zakonshëm shqiptar, do të arrestohej menjëherë e do të ndëshkohej nga drejtësia.
    Gazetat e kalonin duke e cilësuar me fjalët “memo provokative”.
    Por cili shqiptar do ta duronte këtë rrugaç që t’ju dilte lakuriq përpara fëmijve, motrave e gruas së tij e të bënte ma ta “selfie” ?
    Asgjë tjetër anormale të mos kishte bërë ky kryeministër por vetëm këtë ndyrësillëk prej rrugaçi, që të ngriheshin në protesta të gjithë shqiptarët e çdo partie qofshin e të kërkonin jo vetë largimin e tij nga pushteti, por edhe ndëshkimin e tij nga drejtësia.
    A do të pranonte prokurorja e përgjithëshme që të bënte familjarisht me Ramën një foto me ate lakuriq ?

  5. Per opinionin e siperm sot eshte koha e caku qe populli ta realizoi protesten deri ne largimin e kesaj qeverie hibride me permbajtje te soit kuqal. Don, a nuk don psikopati atij i kane mbaruar ditet e pushtimit te ketij populli, boll me me mashtrimet e maskarait qe po e zhyt e mbyt kete popull ne mjerim. Si do qe te jet, me kete qeveri, u mesuan se kush qenka e keqia me e madhe, andaj keta duhen rrezuar qe te mos na kthehen me. Me e mire do jete e nesermja pas kesaj qeverie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *