• |
ide | kryesore

E lidhën me Andrew Gargield reagon Rita Ora

Paparazzi, Slider



Këngëtarja Rita Ora është një ndër personazhet më të përfolura në mediat rozë. Javet e fundit Rita përflitet për një lidhje të re me aktorin e njohur, Andrew Garfield. Megjithatë të dy nuk kanë konfirmuar asgjë dhe duket se Rita ndihet në siklet sa herë që pyetet për këtë pjesë. Ditën e djeshme këngëtarja ishte e ftuar në emisionin radiofonik “SiriusXM Hits 1” dhe prezantuesit e pyetën nëse ajo pëlqente më shumë Tobey Maguire apo Andreë Garfield në rolin e Spiderman. Duke qeshur paksa e nervozuar, Rita u shpreh: “Unë nuk shikoj Spidermanin. Kjo është përgjigja ime”. “Daily Mail” shkruan se gjatë gjithë emisionit këngëtarja ishte në formë shumë të mirë dhe u mundua që me përgjigjen e saj për të dashurin e supozuar të zbuste disi situatën. Rita Ora dhe Andreë Garfield u shfaqën për herë të parë bashkë disa javë më parë, tre muaj pasi këngëtarja i dha fund lidhjes së saj me ish të dashurin, Andrew Watt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *