• |
ide | kryesore

Favorizohet Barcelona: katalanasit kanë vepruar gabim, por ankesa është bërë me vonesë

F1, Sport



Nëse do të ishte Barcelona apo Levante kundërshtar i Sevilla në çerekfinale të Kupës së Mbretit, ishte cështja më e nxehtë në Spanjë e tashmë ka edhe një zgjedhje, që ndoshta mund të krijojë jo pak polemika: katalanasit kanë gabuar, por ankimimi i Levante është bërë me vonesë.

Levante ka protestuar dhe ka bërë një relacion për paraqitjen e Juan Brandariz, i cili ishte pezulluar me Barcelonën B, dhe pastaj ka startuar me skuadrën e Ernesto Valverdes, në ndeshjen e parë ndaj Levantes, në Kupën e Mbretit. Gjyqtari i komitetit të konkurrencës spanjolle, Carmen Perez, ka vendosur që ta lejojë pjesëmarrjen e Barcelonës në Kupën e Mbretit, duke refuzuar ankesën e Levantes, mo motivacionin se ankesa është paraqitur me vonesë.

“Gjyqtari Carmen Perez konsideron se në përputhje me rregullat e FA-së spanjolle, ankesa e paraqitur nga Levante në orën 09:33 të së premtes u hodh poshtë, pasi ka ardhur pas kohës së caktuar”, shkruhej në komunikatën për shtyp të gjykatës. Në fakt, Brandariz ishte pezulluar për shkak të kartonave, dhe sipas kodit të disiplinës sportive në Spanjë, lojtarët nuk mund të luajnë as për ekipin e parë, derisa dënimi të përfundojë.

Kështu, me një motivacion të pakuptimtë e kur shkelja e Barcelonës është evidente, skuadra blaugrana do të vazhdojë më tej garën, pasi fitoi me rezultatin e përgjithshëm 4-2 përplasjen ndaj Levantes.

Precedenti në fakt i takon tre viteve më parë kur Real Madrid futi në ndeshje Denis Cheryshev në Kupën e Mbretit, me rusin që ishte i dënuar për shumë kartonësh me skuadrën e Villarrealit, e ishte ende nën dënim kur u transferua në Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *