• |
ide | kryesore

Gwyneth Paltrow: Nuk dua fëmijë në martesën e dytë

Paparazzi, Slider



Pesë vite më parë, Gwyneth Paltrow, i dha fund lidhjes së saj me partnerin Chris Martin.

Pavarësisht kësaj në një intervistë të dhënë së fundmi aktorja e njohur është shprehur se ata e kishin të shkruar të ishin gjithmonë bashkë. “Nuk do të thotë se ndarja duhet të jetë fundi i marrëdhënies tënde me dikë. Mendoj se Chris dhe unë e kishim të shkruar të ishim bashkë dhe të kishim fëmijët tanë. Por marrëdhënia jonë është më shumë kështu: shok dhe bashkë-prindër dhe familje”, – ka thënë Gwyneth në intervistën e saj për revistën “ES Magazine”. Aktorja e njohur ka dy fëmijë me ish-partnerin e saj dhe ajo ka pranuar se ata janë ndarë një vit përpara se ta bënin lajmin publik. Vitin e kaluar Gwyneth u martua me producentin e njohur Brad Falchuk, megjithatë ata nuk kanë ndërmend të nisin një familje bashkë. Aktorja 46-vjeçare ka thënë gjatë intervistës se nuk do të donte fëmijë të tjerë, sepse tani është shumë e madhe në moshë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *