• |
ide | kryesore

Ina Nuka shkon në Turqi për të operuar sërish gishtat e dorës

Lajme, Të fundit



Në muajin shkurt, efektivja e policisë  Ina Nuka do të shkojë sërish drejt Turqisë  për të kryer një  tjetër operacion që do e ndihmojë në rikuperimin e dëmtimit të  gishtave të dorës.

24 vjeçarja, e cila u plagos gjatë një proteste ka marrë mjekim të vazhdueshëm në spitalet e Shqipërisë gjatë kohës së rehabilitimit.

“Jam mjekuar çdo ditë në Spitalin e Traumës ku shkoj për fizioterapi, të shohim si do të shkojë operacioni tjetër”, tha Nuka në një dalje para mediave.

Ina Nuka u prit në një takim nga ambasadori turk në Shqipëri, ndërkohë që theksoi se nuk ka menduar kurrë që të heqë dorë nga policia: “Ndoshta kjo është një ngjarje që më ka bërë më të fortë, edhe pse ata që kam afër dhe që më duan më thonë mos u rikthe, kjo është e pamundur, do rikthehem edhe më mirë”.

https://www.youtube.com/watch?v=_XQ8q1RoytA



2 Comments

  1. kjo ben mir ta operoi trurin,se rama e qiti si me 21 janar mish per top.muti rama i kerkoi mutiz meta bllokun por hengrente dy palla e ngjala monike dhe pikerosht sot u martuan per se dyti.
    hajni mr ze dhe figur meta delretoi te droguarin me ze dhe figur ramaaaaaaa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *