• |
ide | kryesore

Ish-kryeministri grek pro marrëveshjes së Greqisë me Maqedoninë

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri grek, Jorgos Papandreu shprehet pro marrëveshjes së Prespës dhe kundër kryesisë së Lëvizjes për Ndryshim (KINAL).

Papandreu thyen heshtjen në një intervistë për “Gazetën e Redaktorëve” ku e konsideron mjaft pozitive për rajonin marrëveshjen për cësthjen e emrit të Maqedonisë.

Marrëveshja pritet të kalojë të martën e ardhshme në komisionin e posaçëm dhe të premten në parlamentin grek, deklaroi kryetari i kuvendit grek, Nikos Vuçis pas asamblesë së SYRIZA sot, në një intervistë për CNN Greece.

Jorgos Papandreu e konsideroi si “një marrëveshje të balancuar” duke theksuar se është momenti i përshtatshëm që duhet shfrytëzuar nga të gjitha palët.



1 Comment

  1. A ju duket si Rama ky? Sa ngjashmeri qe ka, duken si vellezer siameze ne pamje, por edhe politiken e vellazerise e kane njesoj. Ndryshimin vetem analiza e genit e verteton, por ky i joni( Rama) nuk ia mban te beje analize se del perdorues droge, e mbase i importuar nga komshinjte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *