• |
ide | kryesore

“Isha mirë deri sa erdhi ai”: Giroud sulmon hapur Sarri

Sport



Lëvizjet e merkatos, diktati i vendosur nga Maurizio Sarri e po ashtu edhe distanca nga kreu nuk e kanë bërë me humor të mirë ambjentin në dhomat e zhveshjes. E pikërisht për teknikun, përmes ESPN vjen një tjetër goditje: këtë herë nga brenda skuadrës. Ka ankesa nga nj lojtar, e jo një i cfarëdoshëm, por një kampion bote: Olivier Giroud është i lodhur duke bërë pankinë tek Chelsea.

Francezi e thotë qartë dhe mesazhi rritet në intensitet, duke konsideruar faktin se pas pak do të jetë një rival më shumë për rolin në skuadër… “Nuk jam unë ai që vendos kush luan, por sigurisht cdo lojtar do dontë të luante gjithnjë. E duke qenë se jam kompetitiv, nuk mund të jem i lumtur që e nis nga pankina. Në 14 ndeshje që kam luajtur, nga fillimi ka nisur ndoshta gjysmën e në këtë pikë bëhet e komplikuar të mbaj një lloj vazhdimësie”. Tani largimi i Morata dhe ardhja e Higuain nuk është se i përmirëson mundësitë e francezit, përkundrazi.

Në fakt ndryshimi i trajnerit i krijoi problemet Giroud. Nuk është një sulm i drejtpërdrejtë, por fjalët janë të qarta se për të ishte më e lehtë të bindte Conte se teknikun toskan. “Muajt e parë tek Chelsea ishin shumë të mirë për mua. U ambjentova menjëherë, fituam FA Cup e luajta shumë, duke patur mundësinë të shkoja në Botëror. Pastaj kur u ktheva, disa gjëra ndryshuan. Kishte ardhur trajneri i ri e mu desh ta nisja nga fillimi për ti treguar se isha i aftë të luaja për Chelsea”. E komplikuar atëherë, por tani që Sarri mund të ketë të preferuarin e tij në skuadër, mund të jetë fundi i aventurës së Giroud në Londër…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *