• |
ide | kryesore

Koulibaly e pëson edhe në apel: Napoli duhet të bëjë pa mbrojtësin ndaj Lazios

Sport



Lamtumirë shpresa për Kalidou Koulibaly. Gjykata Federale e Apelit e Figc, në fakt, ka refuzuar ankimimin e prezentuar nga Napoli kundër skualifikimit të mbrojtësit senegalez, që u ndëshkua me karton të kuq në fund të ndeshjes me Inter. Koulibaly, kështu, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e të dielës në mbrëmje kundër Lazio. Lojtari ishte prezent në Romë, i shoqëruar nga avokati i klubit Mattia Grassani e nga presidenti Aurelio de Laurentiis.

Ankimimi ishte kundër ditës së dytë të skualifikimit që iu ngarkua senegalezit, pas ndeshjes së 26 dhjetorit. Objektivi i Napoli ishte ai për të marrë reduktimin e dënimit në vetëm një ndeshje, duke përdorur thirrjet raciste ndaj futbollistit në San Siro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *