• |
ide | kryesore

Lubonja: Pas këtyre skandaleve, Rama duhej rrëzuar

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja në lidhje “Skype” me rubrikën “Opinion” në “News 24” u shpreh se qeveria e drejtuar nga kryeministri Rama duhej të ishte rrëzuar pas skandaleve që i shpërthyen së fundmi, duke rikujtuar dhe theksuar projektin tek “Unaza e Re”.

“Mendimi është që ne vërtetë kemi nevojë ta rrëzojmë këtë qeveri, për shumë shkaqe, të cilat po duken sheshit tashmë. Ka një lloj kontradiksioni vetë opozita dhe ne që kërkojmë zgjidhje. Normalisht në një vend demokratik, mjaftojnë këto skandalet e fundit që kanë dalë në publik dhe ahjo duhej të rrëzohej. Një pjesë e mirë e shqiptarëve po ikin vazhdimisht. Sot në një ndërmarrje kanë ikur të paktën 25 për qind e punonjësve”, tha ai.

Gjithashtu ai komentoi edhe lëvizjet e fundit në qeveri, ndërsa shtoi se edhe kur Rama shkarkon ministrat shprehet se kanë punuar mirë. Ai foli edhe për protestat, të cilat në spektrin e analistit Lubonja duken të zbehta dhe larg asaj që duhet të ishin në të vërtetë.

“Kemi një kryeministër arrogant, i cili edhe kur heqë edhe 8 ministra shprehet se kanë punuar mirë. Jemi në një situatë shumë delikate dhe shumë të vështirë. Duhej që njerëzit të ishin ngritur dhe të merrnin përpara këtë qeveri. Të gjitha këto, çojnë deri aty se duhen protesta, por ndërgjegjësim nuk ka. Ky është një arsyetim është pak i vakët dhe jo intuziast për protestën. Unë kam qenë ndër ata që i kam mëshuar një lëvizje anti-sistem. Të gjitha partitë kryesore, që i kam quajtur banda kanë qenë pjesë e këtij sistemi. Duhet të kemi një lëvizje antisistem”, shtoi Lubonja.

Duke u shprehur se Shqipëria ende nuk ka arritur nivelin bazë të demokracinsë, Lubonja shtoi faktin se partitë politike duhet të garojnë me kundërshtarë politikë dhe jo me “armiqtë e tyre”, pasi kjo prirje dëmton demokracinë.

“Rama është pjesë e këtij sistemi oligarkësh. Në këtë vend banda më e fortë eliminon të tjerat. Unë besoj se protestat janë pozitive sepse këto ndikojnë në formësimin e ndërgjegjes politike. Ky ligj që është hartuar nuk është pa lidhje me atë sistem që folëm më parë, por është pjesë dhe ka favorizuar universitetet private. Universitet private mbyllin gojën, sepse ushqehen nga ai sistem. Nëse bie ligji, merr një goditje të fortë ky sistem.

Kam përshtypjen se situata është shumë tragjike dhe në vend që të luftohet për interesat e popullit, politikanët grinden për pushtet me në krye Edi Ramën. Shqipëria ka nevojë, që të normalizohet në një gjë kryesore, që të kemi jo armiq politikë, por kundërshtarë politikë. Ky kryeministër nuk pranon asnjë faj dhe përgjegjësi”, theksoi Lubonja.



8 Comments

  1. Problem eshte opozita qe nuk ka asnje motiv per te qene opozite reale. Edhe z. Alizoti, nuk e afroj basha sepse e sheh si rrezik per karrieren e tije
    Sindikatat i shkaterroi berisha.
    Protestuesit ne kete udhe kryq sido qe te veprojne shkelin ligjet e ndyra qe kane ba se bashku. Ne kete situate Protestuesin mbeten ne meshiren e qerrevise per ti fut apo jo ne burg.
    Shanci i Protestuesve eshte se qerrevia e opozita kane frike nga gjaku, dhe mendojne dalje te situatave jashte kontrollit. Po kot e kan se Demokraci pa gjak nuk vjen.
    Uroj te mos kete ma Ceke protesta

  2. Thuaji me emra, o tozi, se lluulli moniçka mediu, jane bière nga kryebastardi, dhe pa dike qe te organizoje e te udheheqe,asnje proteste nuk do kete. E gjeja qe na ngelet eshte te bojkotojme zgjedhjet, anje te mos votoje, keshtu qe qeveria e doçërve bie, . Pastaj te krijohet nje qeveri pa asnje perfaqesues politik te partive te korrputuara te vjetra. Te gjithe te jene persona pa aktivitet partiak, por njerez te dijes e te kultures civile. Me pas kjo qeveri te votoi nje ligj qe i ndalon te gjitha partite e vjetra te hyjne ne zgjedhje …..( nderkohe do kene lindur parti te reja)

  3. Jam dakort me gjithcka qe Lubonja thote. Ky eshte realiteti i turpshem ne vendin me te varfer, dhe me politikanet me te pasur te europes. Rama e tregoi keto 6 vjet qe eshte nje kryeminister i deshtuar. Ndertoi ekipet me te dobeta ne keto 30 vjet demokraci, nje administrate mediokre. Korrupsioni kudo, ne cdo qelize te shoqerise. Skandalet e unazes se re dhe OST, ku me nje dore , me nje firme te ndertuar nga hici, vidhen 30 miljon euro. Hapur, ashiqare, ne syte e te gjitheve, dhe cdo gje vazhdon normalisht.
    Rama kryehajdut, vazhdon te jete kryeminister!!!!!!!!!!

  4. Z.Lubonja , ka ardhur koha , qe ju dhe pak te tjere si ju, qe kane treguar shpirtin opozitar me cdo qeveri te korruptuar ne kete vend, te levizni nga ai kolltuku dhe te dilni me nje program konkret, jo ne parlament e media por NE RRUGE.
    Te frymezoni njerezit, tju tregoni qe ky vend ka ende shprese. Qe Rama Basha Meta Berisha jane bashke, kjo duket e dihet.
    Qe shqiptaret te shpetojne nga keta personazhe te neveritshmen, hajdut me cizme, njerez qe e kane trajtuar kete vend si prone te tyre, duhet JU te merrni ne dore situaten. Te ngrini e frymezoni njerezit.
    Ky kryeminister meskin duhet shporrur nje ore e me pare. Eshte i peshtire, i shtrydhur politikisht, i lodhshem, i shpifur ne monologje. Mjaft me keta hajdute!

  5. E tha Lubonja dhe kush e rruan per kete loqe.Kete sikur e Kane vene kryetar te OKB,ik Shko ku te duash,vetem para mos kerko.Na jep direktiven e partise.Luli ka vetem kunatin per protestes.

  6. Mellefi qe ti ke per ramen nuk perkthehet ne simpati per ato qe thua ti lart e posht,te tjere para ketij shfarosen gjithcka ne kete vend dhe vrane e dogjen perdhunuan ku ishe ti lubonja atehere

  7. Ne disa komente, komentuesit duken qe jane ish socialiste te pa kenaqur, e qe me komentet e tyre, fusin ne nje beme tere politikanet, e i bejne te barabarte ne bemat e tyre. Kjo ne konceptin kohor eshte stonuese, dhe jo me logjiken e tranzicionit, e fakteve konkrete. Te kerkosh nga hiri per tu ngrohur, eshte nje soj sikur ariu fle ne gjumin letrargjik, e kete shume nga politikat e soteme te banditit te qeverise, qe me demagogjine e shprehjeve, ka coroditur e hipnozuar shume nga keta, qe as ky, as ai, e as nje nga partite nuk qenkan te denja, ,,,, por vetem ama, kur e pane deshtimin e kapitullimin e sektit rilindje qe doli disfatiste, hajdute, e narkomane, qe nuk mendoi per zhvillimin ekonomik te popullit, por vetem per oligarket e turren e saje. Anda, opinionistet e pesimizmit duhet qe me shume ne komente, te luftojne kete menxyre qeverisje, e pastaj te japin mendim se si te jete qeveria e aredhshme, sepse duke bere analogji, e sulme te opozites, me frymezimin anti demokratik qe i ben e ika bere psikopati, ju bini ne kurthin e propagandes se ketij bastardi. Andaj, sot prioritare eshte largimi, e shporria e ketij bastardi, e krimineli ekonomik te shqiptareve, per kete duhet bere sic thote z Lubonja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *