• |
ide | kryesore

Manipulimi/ Strategjia e Ramës për të vënë pedagogët kundër sutudentëve

Arkiva, Kryesore



Që në fillim të dhjetorit pasi dështoi me taktikën për të vënë “ngelsat” kundër qytetarëve që nuk mund të paguajnë për ta, Edi Rama po ndjek një strategji tjetër: të vendosë studentët kundër pedagogëve. Si gjithmonë teknologjia është e njëjtë, Rama nuk ka sanjë herë faj, por njerëzit duhet të fajsësojnë, herë Saliun, herë Metën dhe Idrizin, herë drejtorët e hipotekave dhe legalizimeve, herë gazetarët që zbulojnë tenderat e tij me letra fallco.

Edhe kësaj radhe, duke parë se zemërimi i një mase të madhe studentësh kundër kushteve, mungesës të së ardhmes, emigracionit si të vetmes rrugë përballë një qeverie që punon vetëm për 10 oligarkë, Rama përdori që në fillim kundërvenien e administratës së universiteteve kundër studentëve. Ai u mundua ta hidhte topin tek rektorët, dekanët, administratorët e vendosur nga PS-ja, të cilët premtoi se do t’i shkarkonte të gjithë.

VIDEO/ Dekani i Juridikut presion studentëve: Mbylleni me kaq, se nuk dihet si shkojnë punët…

Prova, Rama qëndron pas dhunës tek studentët

Por kur pa se ata ishin të tërë me të (dy shkrimet lart), që përpiqeshin të përçanin protestën njësoj si qeveria, ai filloi të nxisë frymën kundër nivelit të mësimdhënies, pedagogëve pa diploma dhe që marrin ryshfet. Pra problemi nuk qe mes një brezi të ri që nuk shikon fundin e tunelit dhe një qeverie kleptokrate, por mes mësimdhënësve dhe mësimnxënësve.

Shumëkush prej stafit akademik e kapi këtë lojë perverse (Lexo poshte). Madje për herë të parë në historinë e arsimit të lartë shqiptar, asambleja e fakultetit të shkencave sociale, pra gjithë trupa e pedagogëve pa përjashtim, votuan njëzëri se janë pro kërkesave të nxënësve të tyre dhe nënshkruan për thembrën e Akilit që Rama kërkon të mos e prekë: Abrogimin e Ligjit të Arsimit të Lartë.

Plas tek shkencat sociale / Fillon protesta e pedagogëve

Kaq u desh, Rama doli zbuluar dhe këtë të premte i sulmoi hapur pedagogët dukë i shantazhuar ata deri tek rroga, si njerëz që nuk dun të bëjnë mësim. “Jeni ju që nuk doni mësim dhe jo studentët e ngujuar” iu drejtua kryeministri pedagogëve në një sallë të mbushur me ministrat e rinj që nuk është çudi ti sakrifikojë si paraardhësit si njerëz që bëhen barierë në dashurine e madhe mes popullit dhe atij. “Mos prisni ditën që unë të bashkohem me studentët dhe të vië përballë jush dhe tu them studentëve se çfarë nuk doni të dëgjoini” tha kryeministri në takimin ku po prezantonte, “Paktin për universitetin”.

Pas këtij këndëvështrimi manipulativ, sikur studentët janë me kryeministrin kundër pedagogëve, zor se mund të pritet ndonjë zgjidhje e krizës në universitete. Sepse Rama si zakonisht është futur nën pelerinën fshehjes së problemeve. Prandaj dhe pas shkencave sociale mësimdhënësit e filologjikut kanë shpallur grevë për rrëzimin e reformës në arsim.

©Lapsi.al



6 Comments

  1. shoku Andi e lexove ligjin e arsimit te larte apo ke ngelur tek sqarimet e shokut Qorri, gjithcka eshte ne dore te universiteteve, universitet i marrin vete ne pune pedagoget, vete i bjen me titull dr e prof, pavaresisht se nuk kane shkruar nje artikull apo ber nje punim ne ndonje reviste shkencore prestigjoze, vete i vendosin tarifat dhe po vete leket e studenteve i bejne rrush e kumbulla, ligji i arsimi te larte neni 38, funksionet e senatit akademik, pastaj i miratojne bordet dhe me vone administratori tendera. Keshtu qe meqe kane tre vjet qe zihen rektor, dekane e pedagoge se kush do i bej tenderat rektori dekani me ligjin e eqerme tafit apo administratori me ligjin e lindita nikolles, kjo eshte ceshtja. Jo cilesia e arsimit te larte, hapja e degeve dhe kuatave pa kriter, per juridik, ekonomik, filozofi, psikologji dege pa buke, pa profesion thjesht me i marr leket studenteve dhe prinderve te tyre.

  2. Studentet qe bllokonin fakultetet per te tjeret qe duan mesim,duhet te denohen sipas ligjit,nuk ben dot pakica te fortin,koha e saliut ngordhi kur pakica bente si lacat

  3. Me ate skenë të shëmtuar që pashë ku një piktor mediokër , një gjysmak intelektual ju drejtoheshte qindra pedagogëve, dekanëve e rektorëve të Universitetit sikur ti kishte skllevërit e tij, duhet patjetër që në Shqipëri urgjentisht të ngrihen sindikatat profesionale.
    Nese universitetet shqiptare do të kishin sindikatat e tyre, nuk do të guxonte Edi Rama ti ofendonte e të fliste me ate gjuhë kërcënuese me intelektualët më të shquar të këtij vendi.

  4. E bukura ne gjithe kete shkrim esht qe pse jo ai mund te jete shume i vertete por kush te beson kur ti qe e shkruan je si ai bariu i deleve qe per interes a gallate e beri si rruge ate shprehjen ujku ujku ujku dhe kur kish te drejte askush nuk e besoji pasi atij i kish dale boja me kohe dhe askush nuk donte tja dinte per te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *