• |
ide | kryesore

Margot Robbie revoltohet me pyetjen e gazetarëve

Paparazzi, Slider



Margot Robbie i ka ardhur në majë të hundës me njerëzit që e pyesin se kur do të ketë një fëmijë.

28 vjeçarja u tregua tepër e hapur në intervistën e saj për “Radio Times”, lidhur me presionin ndaj grave për të patur një fëmijë. Madje ajo u shpreh se ndjen keqardhje për Mbretëreshën Elizabeth I së Skocisë, e cila kurrë nuk lindi një trashëgimtar. “Kjo është diçka që më zemëron. Si guxojnë njerëzit të më diktojnë mua se çfarë duhet të bëj kur vjen puna tek mëmësia dhe trupi im. Fatkeqësisht është një temë që e diskutojmë ende. Je e martuar tani. Duhet të kesh një fëmijë”, u shpreh Robbie. Aktorja e njohur është martuar me producentin Tom Ackerley në dhjetor të 2016 në një ceremoni private në Australi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *