• |
ide | kryesore

Milanit i pezullohet edhe mjeku Brozzi pas Superkupës: arsyeja, ishte ofensiv ndaj arbitrit

Sport

Humbja në Superkupë kundër Juventus i ka kushtuar rëndë Milan edhe në termat e Gjykatësit Sportiv. Përvec Kessie i ndëshkuar me karton të kuq, kuqezinjtë duhet të bëjnë kundër Genoa edhe pa Romagnoli, Calabria e teknikun Gattuso. Jo vetëm kaq, edhe mjeku i klubit Mario Brozzi është skualifikuar deri në 4 shkurt. Doktori në Twitter ka dhënë versionin e tij: “Doja të largoja një lojtar nga arbitri për të evituar befasinë përvec dëmit”.

Në motivimin e publikuar në komunikatën zyrtare, në fakt, shkruhet edhe arsyeja e skualifikimit të Brozzi: “Në përfundim të ndeshjes, me sjellje arrogante e përcmuese, duke iu drejtuar një lojtari të tij, fliste duke u kuptuar nga arbitri, fjalë të rënda fyese dhe me nënkuptim “.

Ndërtimi I ngjarjes është bërë edhe nga vetë mjeku, që i është përgjigjur në rrjetet sociale një tifozi: “në tentativë për të larguar një lojtar nga arbitri i thashë “eja largohu mos i fol, përndryshe do ta kompletojë veprën”, ndërsa pyetjes së arbitrit “cfarë nënkupton?” iu përgjigja “asgjë dëshiroj të evitoj befasinë përvec dëmit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu