• |
ide | kryesore

Ndryshimi i kufijve të Kosovës? Flet kreu i Parlamentit të Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka folur sot për debatin që ka lindur për korrigjimin e kufijve të Kosovës.

Edhe pse kreu i Kuvendit shqiptar në fillim është shprehur se nuk do ta komentojë një çështje të tillë, ai me tej tha se vendi ynë do respektojë çdo vendim që do marrë shteti i Kosovës, mjafton që ai të jetë i konsultuar me BE-në dhe me SHBA-të.

“Nuk dua të komentoj çështjen e kufijve të Kosovës. Por mund të them që Kosova është shtet sovran dhe ne duhet të respektojmë vendimet që do të marrin institucionet të Kosovës. Qëndrimi ynë është ky; Institucionet e Kosovës dhe partitë politike duhet të kenë një mendim unik.

Rruga e zgjidhjes së problemeve të Kosovës është rruga e dialogut. Dhe sëfundimi, shtetit i Kosovës, çfarë do lloje vendimi të marrin, duhet ta konsultojnë me BE dhe SHBA-të. Ky është qëndrimi”, tha Ruçi.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *