• |
ide | kryesore

Ozcan Deniz, drejt divorcit

Paparazzi, Slider



Ozcan Deniz dhe bashkëshortja e tij Feyza Aktan, janë martuar dhe janë bërë prindër për herë të parë brenda vitit 2018. Çifti siç dihet kanë një diferencë prej 20 vitesh me njëri-tjetrin, por deri më tani ky nuk ka qenë problem për ta. Para pak kohësh kemi zbuluar se Ozcan dhe Feyza kishin vendosur disa “limite” ekonomike. Pra, secili prej tyre, nuk duhej ta tejkalonte kuotën e përcaktuar për shpenzime. Ky vendim, erdhi si pasojë e shpenzimeve të pamenduara të Feyzas.

Mirëpo, mediat turke kanë zbuluar se këto kushte që kanë vendosur në familjen e tyre të re, nuk janë respektuar aspak. Prej dy muajsh çifti janë duke kaluar një krizë në marrëdhënien e tyre dhe mendohet se po shkojnë drejt divorcit. Aktori ndërkaq ka mbyllur të gjitha llogaritë që kishte hapur në emër të bashkëshortes, pasi ajo ka shpenzuar tejmase.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *