• |
ide | kryesore

Rama-studentëve: Qeveria nuk merret peng. Për budalla s’më bën njeri

Lajme, Të fundit

Gjatë takimit të sotëm me studentët, Edi Rama deklaroi se qeveria s’mund të merret peng nga ata. Kryeministri tha se është për protestë por jo për bojkot të mësimit. Ai kërkoi që procesi i dialogut të vazhdojë.

“Duhet të flasim se sa Universitetet gjenerojnë të ardhura. Në botë universitetet gjenerojnë të ardhura. Këtu vetëm nga prindërit dhe buxheti i shtetit.

Ne nuk mund të jemi peng as qeveria, e as studentët. Peng qeverinë s’mund të merrni dot duke bërë presione, duke u fshehur, duke mos bërë mësim. Ne duam që ky proces të ndodhë. Parimisht duam që të ndodhë? Duam. Bukur bëni propozimet. Qeveria s’ka punë të bëjë vetting akademik.

Unë për veten time këtë protestë nuk e lë sikur të ngelem vetëm. Jam i gatshëm t’i mbaj të gjitha përgjegjësitë, edhe për borën që bie por për budalla mua njeri dot nuk më bën”, tha Rama.

5 Comments

  1. Pakti per Universitetin eshte i pafuqishem ndaj Ligjit te Arsimit te Larte.
    Ligji per Arsimin e Larte eshte Kucka dhe KryeKucka.
    Lepuri fshihet tek Ligji, por KM i largohet si dreqi.
    E beri rrumpalle arsimin e larte, ne kohe rekord, ne dobi te Arsimit Privat.

    1. vetem arsimin ? ke njerez qe vdesin nga semundje banale, nderkohe po i mesojne avokatet “tone” ligjore te rinje me kete mentalitet per te miren e te ardhmes. ore po ruci e hapi e-mail-in , se keta e bejne te madhe kur “mundohen” te adaptohen me koerencen…njelloje si rama ne politike. e shkelin me kembe integritetin dhe koerencen…PERR HATERR TE PARRTISE MO. PARRTIA PARRA TE GJITHAVE…MO

  2. Ti nuk je budalla. Je nje kokra hajdutit, je nje psikopat qe ca thua sot e harron neser. Ti nuk vlen per asgje o zoteri. Me vjen keq , qe ka akoma shqiptare qe besojne masken tende. Se ti je i teri maske, je fallco.
    Ngrle gjithe diten ne monolog. Ky vend nuk qeveriset, vetem vidhet. Kudo katraure, nje corganizim , i organizuar. Dhe del tani e na ben si viktime, pas 6 vjetesh kryeminister.
    Ti je turpi i ketij vendi. Fatkeqesia me e madhe e kombit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu