• |
ide | kryesore

Roza Lati i futet muzikës, sjell këngën e saj të parë (FOTO)

Paparazzi, Slider



Roza Lati nëpërmjet Instagramit lajmëroi se po mendonte të përgatiste një këngë.

Sipas sondazhit në profilin e Rozës, shumica e ndjekësve e kanë pritur këtë pozitivisht.  E kontaktuar nga Blitz.al, Roza tregoi çfarë fshihet pas këtij projekti të rëndësishëm.

“E kam patur në plan shumë kohë përpara këtë gjë, që para disa vitesh, por e kam lënë pezull duke marrë parasysh që shumë personazhe publik shqiptarë  që nuk kishin lidhje me muzikën guxuan t’i futeshin muzikës. Ca u pritën mirë, ca s’u pritën mirë. Lashë sa të ikte kjo zhurma dhe thashë okay tani mund të jetë momenti.”- u shpreh ajo për zgjedhjen e kësaj periudhe për realizimin e këngës. Ajo do të bashkëpunojë me kompozitoren e njohur Diana Ziu, per një arsye:

“Mendoj se çdo gjë është e shkruar. Unë kam takuar rastësisht në një event Diana Ziun, kompozitoren e vjetër Diana Ziu, që në kohën e komunizmit ka qenë femra e parë rebele shqiptare që thyente rregulla dhe s’pyeste njeri. Kështu që Diana te unë gjen veten dhe thotë:”Ti Roza je siç kam qenë unë në moshën tënde dhe kam një këngë për ty. Dua patjetër ta këndosh, duhet patjetër ta bësh.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *