• |
ide | kryesore

Rriten temperaturat në Shqipëri, automjetet nisin lëvizjen pa zinxhirë në të gjithë akset

Lajme, Të fundit



Autoriteti Rrugor Shqiptar tregon se situata është përmirësuar në të gjithë akset kombëtare të vendit.

Rritja e temperaturave ka ndikuar në shkrirjen e borës si dhe heqjen e prezencës së akullit, e për pasojë kalimi bëhet normalisht në akset kryesore, pa përdorimin e zinxhirëve.

“Kanë filluar reshje shiu dhe temperaturat kanë pësuar rritje.

Kontraktorët kanë punuar për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.

Ka përmirësim të situatës në akset e Dajtit dhe në akset e Rajonit Verior.

Në Rajonin Jugor qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhir”, njofton ARRSH.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *