• |
ide | kryesore

Sfida 10-vjeçare fut në ‘sherr’ Rudinën dhe Valdrin Sahitin

Paparazzi, Slider



Kthimi 10 vite pas, i njohur ndryshe #10yearchallenge, pushtoi Instagramin, por “lufta” e vërtetë filloi kur trofetë e para për ndryshimet drastike dhe pozitive, dolën në shesh.

Deri dje u tha nga një media që luftën e kishte fituar Valdrin Sahiti, dizajneri i rrobave nga Shkupi që na tregoi pa komplekse kilet e tij të tepërta të para disa viteve.

Por nga ana tjetër aktorja dhe tanimë edhe moderatorja  e “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj postoi menjëherë një foto ku ndryshimi i saj është edhe më i dukshëm. Ajo tani ka flokë të gjatë dhe është shumë elegante. Të të njëjtit mendim kanë qenë edhe komentuesit, të cilët e kanë përgëzuar për vullnetin.

“Lexova tek Anabel që sfidën e #10yearchallenge e ka fituar Valdrin Sahiti, po s`kam vdek akoma unë!”, shkruan Rudina.

S’na e kishte marrë mendja që nga një lojë, #10yearchallenge do të kthehej në një  sfidë më një fitues në fund. Gara u bë shumë e vështirë!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *