• |
ide | kryesore

Skandal në tenis, Lescure rrëfen: ka shitur më shumë se 30 ndeshje

Sport



Hera e parë ishte në Bangkok, për 600 euro. E më pas u bë zakon, deri në momentin kur përfundoi në radarët e hetuesve që të martën e arrestuan në të gdhirë, duke e marrë në pyetje për 48 orë. Në fund, Mick Lescure, tenisti francez 25 vjecar, numri 40 në Francë e i 487 në nivel Botëror ka rrëfyer gjithcka. Nga 2015 ka “shitur” rreth 30 ndeshje, duke favorizuar bastet klandestine që i kanë bërë të fitojë rreth 30 mijë euro. Ëndërra për tu futur në tenisin që ka rëndësi tashmë është kompromentuar totalisht.

Zbuluesi i prapaskenave në botën e korrupsionit në tenis është l’Equipe që ka publikuar detaje të rrëfimeve të Lescure. Takimet për të marrë zarfet e pagesave bëheshin në stacionin e trenit, ndoshta pas kthimit nga ndonjë turne i pilotuar, me sete ose ndeshje të kondicionuara nga pikë të lejuara me komandë, dmth trukim. Lescure është futur në rrjet në 2015, pas një takimi me “Maestron”, që hetuesit belg e kanë identifikuar si Grigor Sargsyan, belg 28 vjecar me origjinë armene, që përcaktohet si personazh qendror në një sistem korrupsioni ndërkombëtar.

Në Thailandia, Lescure hapi krahun për 600 euro, ndërsa më pas francezi trukoi rezultatin e shumë ndeshjeve, në Greqi, Spanjë, Santo Domingo, Bahrein. Për shifra që mund të arrinin deri në 2mijë euro. Asnjëherë në Francë, pretendon tenisti që ka bërë gjithashtu edhe ndërmjrtësin me lojtarë të tjerë. Hetimi që nisi në Belgjikë, është i destinuar të vazhdojë edhe në Francë, sepse sipas asaj që thotë Lescure, fenomeni përfshin edhe 50 më të mirët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *