• |
ide | kryesore

UEFA jep OK: operacioni Piatek në linjë me FFP, Milan gati të firmosë

Sport



E premtja decizive e Piatek, ashtu si në fakt është edhe kuptimi në polonisht i mbiemrit të sulmuesit të Genoa. Piatek është tashmë një hap larg Milan, në pritje të përfundimit të takimit mes Leonardo e drejtuesve kuqeblù. Pengesa e fundit për Milan (dyshimet mbi realizimin e operacionit nga administratori i deleguar kuqezi Gazidis në lidhje me limitimet e FPF) është rrëzuar pas OK të marrë nga Uefa e nga komisioni i kontrollit në Nyon, duke qenë se pikërisht drejtuesi milanist ishte drejtuar dhomës gjykuese për një mendim teknik mbi cështjen në fjalë.

Një mendim pozitiv që i ka lejuar Leonardo të futet në fazën e vërtetë operative të tratativës. Përgjegjësi i merkatos kuqezi ka studiuar gjithcka deri në detaje e ka gjetur formulën e duhur për të thyer rezistencën e presidentit kuqeblu Preziosi. 40 milionë euro me këste me formulën e të drejtës së blerjes (zgjidhje e mirë edhe për të kënaqur Uefa për Fair play financiar). Praktikisht një këst i fortë prej 15 milionë euro për huazimin e pastaj pjesa e mbetur për të përmbushur 40 milionë në total plùs bonus. Akord i arritur edhe me lojtarin e menaxherin e tij Gabriele Giuffrida: 5 vjet kontratë prej 2 milionë euro.

Të gjithë presin zyrtarizimin, edhe Gonzalo Higuain që mezi pret të fluturojë në Lodër për vizitat mjekësore e firmës mbi kontratë me Chelsea.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *