Në startin e Bundesligës, pas pauzës dimërore, Bayern Mynih ishte thërritur në çështje në transfertën e Hoffenheim, nër kërkim të afrimit me Borussia Dortmund në krye të renditjes. Nuk zhgënjen pritshmëritë skuadra e Niko Kovac, që me Goretzka e Leëandoëski i japin startin e duhur të 2019 Bayern Mynih, imponues 1-3 në transfertën e Hoffenheim.
Ishte e ndalur nga 22 dhjetori i vitit të kaluar Bundesliga dhe e para e javës së 18 e afron formacionin bavarez, në kuotën e 39 pikëve, vetëm 3 pikë larg Borusssia Dortmundi, që ka ende një ndeshje për të luajtur.
Dy gola të Leon Goretzka dhanë impaktin e parë dominues të 4-3-3 të Kovac. Mesfushori shënoi në minutën e 34 dhe më pas në të 45, pikërisht përpasra se skuadrat të zbrisnin në dhomat e zhveshjes.
U duk një ndeshje e mbyllur në fakt, pas dy golave të bavarezëve, por vendasit u futën në lojë me një gol spektakolar të Schulz. Sulmuesi kontrolloi me të djathtën dhe goditi saktësisht me të majtën në minutën e 59, duke ngushtuar shifrat në 1-2.
Por më shumë se kaq kundër superfuqisë së Bundesligës, Hoffenheim nuk mund të bënte: Robert Leëandoëski mbylli llogaritë me golin e tretë që vulosi rezultatin 3-1 dhe lë të qetë bavarezët për javën e ardhshme në Allianz Arena kundër Stuttgart, në pritje të ndonjë hapi fals të Dortmund.