• |
ide | kryesore

Zbulohet identiteti i autorit të vrasjes në Korçë. Si nisi sherri

Lajme, Të fundit



Policia zbuloi autorin e vrasjes së mbrëmshme në Korçë dhe është vënë në ndjekje të tij.

Ai quhet Olger Mustafaj i cili është banori lagjes ku ndodhi ngjarja.

Mësohet se autori është person me precedent penal.

Po ashtu bëhet e ditur se vrasja ndodhi në një lokal pas një konflikti që autori kishte pasur me viktimën, banor i fshatit Slabinjë të Pogradecit, dhe shokët e këtij të fundit. Mësohet se i gjithë sherri kishte nisur për bllokimin e rrugës me makinë nga shokët e 35-vjeçarit Altin Balliu, që mbeti i vrarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *