• |
ide | kryesore

‘7 ring’ e Ariana Grande akuzohet pë vjedhje (Video)

Paparazzi, Slider



Një ditë pasi publikoi këngën më të re ‘ 7 rings’ këngë e cila arriti 20 milion klikime që në ditën ë parë këngëtarja akuzohet për vjedhje. Pavarësisht suksesit të këngës është aluduar se kënga është e vjedhur dhe ka qenë pikërisht reperja Princess Nokia që ka bërë akuzën më të rëndë. Sipas saj Ariana ka vjedhur këngën që ajo ka publikuar në 2017. Princess Nokia është një repere nga Neë York-u dhe ka disa këngë të suksesshme, ndër to edhe ‘Mine’ për të cilën akuzon këngëtaren e njohur. Me anë të një postimi në ‘Instagram’ ajo ka zbuluar ngjashmërinë mes dy këngëve duke i vënë në sfond. Reperja thekson se kënga e saj dhe e Arianës kanë ngjashmëri të madhe në tekstet përkatëse, por jo vetëm. Pavarësisht këtyre akuzave akoma nuk ka ardhur një reagim nga Ariana Grande kështu që mbetet të presim në ditët në vijim.

https://youtu.be/HRqRvMxyaKw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *