• |
ide | kryesore

Alarmohet policia zviceriane: Heroina në duart e shqiptarëve

Lajme, Të fundit



Në median e përditshme, “Ticino”, të kantonit me këtë emër në jug të Zvicrës, Andrea Lurati, Shefi i Policisë së Antidrogës së këtij rajoni shpreh shqetësimin se tregu i trafikut të heroinës në këtë territor gjatë 5 viteve të fundit është në duart e trafikantëve shqiptarë.

“Prej vitit 2013-2014 trafikimi i heroinës në kantonin Ticino është në duart e shqiptarëve – thotë ai – vijnë e qëndrojnë në territorin tonë për 1-2 muaj e nëse arrestohen zëvendesohen nga shqiptarë të tjerë, por nëse nuk kapen kthehen në Shqipëri e pas 6 o 8 muajve të tjerë vijnë përsëri në Ticino për të trafikuar heroinë. E ky është një fenomen që prek dhe kantonet e tjera zvicerane” , deklaron shefi i Antidrogës.

“Heroina, thotë ai, vjen nga Afganistani, magazinohet në Turqi e më pas përmes rrugës ballkanike mbërrin në Ticino. Çdo pako me 5 gram heroinë kushton më pak se 200 franga.”

“Në Ticino mbi 80 % e trafikantëve të heroinës janë shtetas shqiptarë, të cilët vijnë për një qëndrim të përkohëshëm me qëllimin e vetëm të trafikimit të heroinës.”

Shefi i antidrogës së kantonit zviceran, hedh alarmin se pas një mungese prej gati 10 vitesh, gjatë 5 viteve të fundit fenomeni i trafikantëve shqiptarë që zotërojnë tregun e heroinës është shfaqur mjaft preokupues.”

“Janë korrierë të thjeshtë, trafikantë e bosa të trafikut të heroinës”, thotë ai. Nuk ka një regji të vetme , janë shumë mendje, e veprojnë shumë grupe trafikantësh. Truri i trafikut janë shqiptarët që në shumicën e rasteve e organizojnë trafikun e heroinës nga Shqipëria e në disa raste nga Italia e Veriut. Trafikantët shqiptarë mbajnë lidhje me konsumatorët e heroinës në Ticino e shpesh mikpriten nga ata kur mbërrijnë në territorin tonë”, shprehet shefi i Antidrogës.

“Sa herë që i arrestojmë, thotë ai, versioni i cdo korrier është i njëjtë. Thonë në Shqipëri nuk kemi punë, nuk kemi të ardhura e detyrohen të trafikojmë për të fituar pak para.”

Kreu i antidrogës së kantonit zviceran tregon se sot cmimi i heroinës ka rënë Nëse vite më parë 5 gramë heroinë kushtonin 250-300 franga zvicerane, sot shkon nga 150-170 franga.

Heorina e tregtuar nga shqiptarët në Ticino, shpesh është në rrugë kalimtare për të mbërritur më pas në kantonet e tjera zvicerane e deri në Italinë Veriore.

Shefi i antodrogës së Ticino, informon se pas disa javësh pritet të dalin statistikat zyrtare të operacioneve antidrogë mbi sasinë e heroinës së sekuestruar përgjatë 2018 e trafikantët e arrestuar./ora news



1 Comment

  1. keshtu eshte kur zgjedh kryeminister te droguar pastaj ky zgjedh ministra edhe me te droguar dhe zingjiri vazhdon deri tek femijet.perspektiv qenefi negjmije esht kjo.te droguar qe ne bark te griseldes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *