• |
ide | kryesore

Basha: Nuk ofroj mrekulli, por normalitet

Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së se misioni i madh dhe detyra historike e PD është një ndryshim transformues.

Basha tha se ai nuk ofron mrekulli, por normalitet.

PJESË NGA FJALA E BASHËS

Në mënyrë ironike zhgënjimi i shumë shqiptarëve është sot një mundësi e madhe: sepse shqiptarët nuk presin nga politika mrekulli, por normalitet. Ata duan që Shqipëria të jetë një vend normal, ku njerëzit jetojnë të qetë dhe të sigurt.

Ndonëse të gjithë e kuptojnë se do të duhet kohë që ne të krijojmë mirëqenien europiane, të gjithë duan që sot atë që është e mundur, t’u garantohet liria dhe t’u jepen mundësi për punësim, arsimim, shëndetësi, kujdes social, të paktën t’u garantohen gjërat minimale, buka, uji, dritat. Duan që në Shqipëri të sundojë rendi, të sundojë ligji, të sundojë paqja. Të gjithë presin që të jenë të mbrojtur dhe të sigurt, të sigurt nga krimi, të mbrojtur nga burokratët dhe qeveritarët, të mbrojtur nga padrejtësitë.

Me pak fjalë shqiptarët duan normalitetin europian të jetës, shoqërisë dhe politikës, edhe pse janë shumë më të varfër.

Duan thjesht mundësi. Nuk duan politikanë që vijne si shpëtimtarë kur në fakt misioni i tyre është të kujdesen për mirëqenien personale në kurriz të shqiptarëve. Por duan politikanë të përgjegjshëm që u ofrojnë mundësi e përkujdesje qytetarëve të tyre.

Edi Rama thotë se Zvicra është e mërzitshme, sepse atje nuk ndodh asgjë, kurse Shqipërinë interesante sepse këtu ndodhin shumë gjëra. Në fakt Shqipëria është interesante vetëm për Edi Ramën, sepse me pushtetin e marrë me hajdutë dhe kriminelë ai është pasuruar në mënyrë marramendëse.

Ndërsa shqiptarët ndeshen përditë me vrasjet, dhunën, grabitjen, varfërinë, sëmundjet, parpambetjen, të cilat kryeministrit të luksit, kryeministrit të pasanikëve i duken interesante.

Këtë politikanë duhet t’i flakim pas. Këtë lloj politikani hajdut, gënjeshtar, arrogant duhet ta dënojmë dhe ta çojmë para drejtësisë.

Sikurse e thashë, sfida kryesore është sfida e besimit. Ne ndeshemi sot me nivelin më të ulët të besimit tek politika që ka ekzistuar ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Ne ndeshemi sot me një politikë shtetërore që e ka për qëllim nxitjen e mosbesimit. Sikurse ndeshemi me mosbesimin që ka ardhur si rezultat edhe i gabimeve tona.

Ka vetëm një mënyrë për ta kapërcyer këtë krizë besimi. Ne duhet të tregojmë integritet dhe kurajë. Integritet dhe kurajë për të ofruar jo premtime dhe shpresa boshe, por një realitet thellësisht demokratik dhe të lirë duke filluar nga partia jonë.

Konkurrenca që çon në meritokraci, demokracia që çon në kufizimin e pushtetit dhe liria që çon në mundësi: këto janë qëllimet tona kryesore në përpjekjen tonë për modernizimin e Partisë Demokratike. Vetëm një parti e hapur dhe demokratike është e besueshme.

Me ndryshimet që kemi bërë dhe kemi besuar gjithmonë e më shumë vendimmarrjen anëtarëve të Partisë Demokratike ne po hapim jo vetëm një rrugë të re për partinë tonë, por edhe një shembull për gjithë politikën në Shqipëri.

Në këtë mënyrë ne do jemi në gjendje të bashkojmë njerëzit rreth partisë sonë. Në radhë të parë ne jemi partia ku njerëzit çmojnë lirinë: lirinë individuale nga dhuna e shtetit, lirinë e tregut nga ndërhyrja e qeverisë.

Partia Demokratike duhet të ketë një vëmendje më të madhe ndaj ish-të përndjekurve dhe pronarëve të grabitur dhe familjeve të tyre që ende vuajnë pasojat e regjimit çnjerëzor komunist.

Ne kemi objektiv të rëndësishëm tërheqjen e rinisë dhe grave. Rinia çmon më shumë se çdo gjë lirinë, lirinë për mundësi, lirinë për të provuar, lirinë për të rrezikur, lirinë për të guxuar, lirinë për të ndryshuar, lirinë për të bërë histori, siç e kemi parë në 1990, siç po e shohim në vitin 2019.

Ne duhet të mbështetemi tek forca e grave: liria dhe konkurrenca janë aleatët më të mëdhenj për të përmbushur të drejtat dhe aspiratat e grave. Gratë janë ato që vuajnë të parat nga dhuna, nga dhuna e shtetit, nga dhuna e shoqërisë.

Partia Demokratike eshte nje parti e hapur dhe i mirëpret te gjithe ata qe duan te behen pjese e jona, te gjithe ata qe duan ndryshimin, te gjithe ata qe duan te kontribuojne per te ndryshuar njehere e pergjithmone kete lloj politikberje ne Shqiperi. Por kurre Partia Demokratike nuk do te jete strehe per kriminelë e trafikantë. Nje pushtet i ardhur me mbështetjen e krimit eshte kriminal dhe gjithmonë në dëm të interesave të qytetarëve. Situata që po kalojmë sot është pikërisht pasojë e një pushteti të siguruar nga krimi.



6 Comments

  1. Basha thote: PD eshte parti e hapur dhe mirepret te gjithe. A mundet te me thote dikush se ku ta fusim PD, djathtas, majtas, ne qender apo te gjithkushi ose te akushi! A ja vlen te mbeshtesim e votojme keta miljoneret hajdut te PD per te zevendesuar hajdutet miljoner te Rilindjes?

    1. Ja vlen të mbështesim çdokënd, përveç edvinit dhe qelbësirave të tij që ju ka shnëruar në idiotë shumë si puna jote.

      Parrazit!

  2. Nga fitorja ne fitore PD e lulit me kupole drejtuese nga bijte e komunistave sigurimsave me ne krye djalin e gjygjtarit famekeq rustem gjata,Cimi,bashke me sorosistat bardhi etj me kete PD luli kamarjeri i sigurimit qe u shkollua nga bakshishet e majmura ne Rinas

  3. Paskan marre zjarr kobrat rilindase, qe sipas deshtimeve qe ka bere qeveria e qelbesirave, bejne diversion me stilin kuqal te ndyerjes se figurave e kontribueseve demokrate. Si do qe te behet, prioritare eshte qe ky rregjim i sektit te qelbesirave duhet shporrur, qe mos te na vjne neper kembe, kurse per boset, oligarket qe i shpifin keta frymezues te opinioneveqe zevendesokan keta bastardet e sotem, do jene nje soj, kjo eshte metoda, e politika e kuqaleve qe e kane percare qendresen e popullit, e qe e shfrytezojne keta maskarenj per jete gjatesine e pushtetit te tyre kanibal e kapitullues. Ne te gjithe boten ka, e duhet rrotacion, sepse si do qe te jete me mire, e drejte, e me kontrolluar do jete jeta demokratike, e po keshtu me shpejt e afer do i jemi europes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *