• |
ide | kryesore

De Laurentiis sulmon Federatën italiane: “Koulibaly u turpërua përsëri, më vjen turp për këtë futboll”

Sport



Mes Napolit e Federatës italiane të futbollit konflikti është thelluar. Aurelio De Laurentiis nuk pranon vendimin e tyre për mbrojtësin e tij kryesor. Presidenti i Napoli është një furi pas refuzimit të ankimimit për pezullimin e Koulibaly. “Edhe këtë herë sistemi ka treguar se nuk di të ndryshojë, duke dënuar viktimat dhe jo shkaktarët – ka thënë ai për ‘Il Mattino’ – Më vjen turp që bëj pjesë në këtë sistem nga i cili dotë dal me shumë shpejtësi nëse Figc nuk do të përdorë masa drastike kundër racizmit. E Koulibaly turpërohet edhe më shumë. Ndihem i ofenduar për të”.

“Ishte i prekur, i goditur në ndjeshmërinë e tij, e të familjes – vazhdoi De Laurentiis në intervistë duke folur për mbrojtësin senegalez-, më vjen keq që nuk u bë drejtësi”. Numri 1 i klubit napoletan është përgjigjur edhe mbi pyetjen nëse do ta kishte tërhequr skuadrën nga fusha nëse do të kishte qenë present në San Siro: “Nuk do ta kishte bërë. Unë I njoh dobësitë e futbollit tonë dhe kam pranuar të luaj me këto rregulla. Edhe pse janë rregullat e gabuara”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *