• |
ide | kryesore

Në fillim Chievo, pastaj proçesi: “Ronaldo do të deklarohet fajtor “

Sport



Të hënën në mbrëmje titullar kundër Chievo, të martën kthehet në Madrid për të zgjidhur problemet me drejtësinë. Nuk do të jetë një udhëtim i bukur për Cristiano Ronaldo, që do të prezantohet në procesin që e sheh të përfshirë në akuzat për evazion fiskal, sipas Reuters portugezi i Juventus do të deklarohet fajtor, pasi ka gjetur një akord me Fisco spanjoll: 18,8 milionë euro gjobë e 23 muaj burg, që nuk do ti kryejë.

Mashtrimi i pretenduar fiskal në kohët e Real Madrid: fillimisht ishte kontestuar për të ardhura të padeklaruara prej 14,7 milionë, që më pas zbritën në 5,7. Procesi ishte parashikuar për datën 21 janar, por për shkak të kohëve të ndeshjeve me Juventus, është kërkuar një spostim prej 24 orësh.

Nuk duhet të jetë një proces i gjatë, duke parë akordin e gjetur mes palëve: gjoba do të jetë 18,8 milionë ndërsa nuk do të aplikohet masa me 23 muaj burg, duke qenë se në Spanjë, për një krim të tillë ndëshkimi është deri në dy vjet burg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *